Një bashkëshort ideal në “Ditën e Europës”, aqsa i dhunshëm me vartësit

Edi Rama duke se ka rilindur edhe në familje. Një bashkëshort i këndshëm, lozonjar me djalin e vogël  Zahon dhe një kryeministër i dhunshëm me vartësit. Ky është sot Edi Rama.

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në ceremoninë e organizuar nga Ministria e Integrimit, për “Ditën e Europës”. Rama, që shoqërohej nga bashkëshortja e tij, ka thënë se shpreson që sot drafti i reformës në drejtësi të miratohet në Komisionin e Posaçëm. Ai ndërkohë këmbëngul se nuk do të ketë amnisti për askënd. “Uroj që sot të votohet në parim drafti i reformës në drejtësi. Nuk do të lejohet asnjë përjashtim dhe nuk do të jetë e vështirë të ketë dakordësi mes partive. Pika që bëhet objekt diskutimi dhe që shumëkush e mori si amnisti për ata që i kanë shpëtuar drejtësisë, tregon që edhe miqtë e partnerët tanë janë të gabueshëm.  Sot është dita për të folur për Europën dhe është një 9 maj i duhur për ne sepse jemi më pranë se asnjëherë më parë çeljes së negociatave për në BE”, tha Rama.

rama-3-2 rama-2-3 rama-1-4 rama-18

Në daljet në publik Edi me Lindën janë elokuent, të besueshëm , ndonëse forca duket se i vjen nga Linda. Çdo Burrë Shteti ka pas një grua të fortë, dhe duket se Rama e ka kuptuar këtë, ndaj edhe në daljet publike shton pikë me Zahon e Lindën, po aq pikë sa humb si pushtetar përditë.

SHKARKO APP