Majlinda Bregu prish miqësinë dhe pazarin e 17 majit, mes Ramës dhe Bashës

Pazari-marrëveshje mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, i flirtuar me 17 maj 2017, dhe që vazhdoi gjatë dhe pas zgjedhjeve parlamentare, duket se po prishet këto ditë. Dhe shkak për luftë mes tyre do jetë një femër. Dhe jo femër dosido! Femër VIP. Pas rimarrjes së PD-së me 22 korrik, Lulzim Basha lëshoi mesazhe për të vazhduar marrëveshjen e 17 majit. Përdori deputetin e Shkodrës, i cili zuri vendin e Jozefina Topallit, pedagogun Romeo Gurakuqi, i Universitetit të Henri Çilit për të publikuar ofertën e re për bashkëqeverisje PS-PD. Por Edi Rama tashmë nuk ka nevojë, me sa duket, për Lulzim Bashën. Gramoz Ruçi dhe Fatmir Xhafa duhet ti kenë sugjeruar kryeministrit se më mirë mbajë afër socialistët sepse nuk ke më nevojë për PD-në.

Edi Rama është praktik dhe kur mbaron punë shikon në anën tjetër të kanalit.  Tashmë Basha nuk i hyn në punë, të paktën për disa muaj. Por për të bërë një qeverisje që të bjerë ënë sy në BE dhe në SHBA po merret me anën mediatike të pjesës qeveritare, pasi për të drejtuar drejton vetë. Rama do të bëjë një kabinet qeveritar që të hyjë në histori, ku nga 14 ministri, 10 do jenë femra si drejtuese ministrie. Por surpriza, siç po dalin informacione sekrete nga kryeministria, ka të bëjë me emrin e ministrit të jashtëm. Dje në takimin me ambasadorët, kryeministri Rama, e tha shkoqur se Ditmir Bushati nuk do jetë më ministër i jashtëm. Burimet tregojnë se kryeministri Rama po negocion me ish-ministren e Integrimit të qeverisjes së PD-së, ish-deputetën demokrate Majlinda Bregu. Edi Rama synon ta emerojë ministre të jashtme. Një figurë e kompletuar në arenën politike, ish-ministre e integrimit, me njohje dhe lidhje të shumta në BE. Karizmatike dhe njohëse e mirë e problematikës së Shqipërsië në raport me të huajt. Me këtë emërim, siç po diskutohet këto ditë në kryeministri, Edi Rama lëshon mesazhe Brukselit se është njëri gjithëpërfshirës. Por ky emërim do të prishë përfundimisht marrëveshjen e 17 majit, marrëveshje e cila mbajti në pushtet PS-në dhe Edi Ramën. Dhe la në opozitë PD-në. Lulzim Basha e ka shpallur armike Majlinda Bregun. Nuk e futi në listën e deputetëve, pasi e shikon si politikane të grupit i cili synon ta rrëzojë nga kryetar të PD.

Mbetet të shikohet nëse Edi Rama ka më interes për Majlinda Bregun apo për Lulzim Bashën, porse tani pëlqimi po shkon kah Bregut.

Spiten Prulli

SHKARKO APP