Po vriten të rinjtë.Policia të kontrolloj diskot,lokalet e natës,kudo!

Ky është lajmi i parë në këtë ditë të enjte : “Vritet një 20 vjeçar në lokal nate për nivelin e muzikës. 20 vjeçari i vrarë në Laç në një lokal nate dyshohet se u përfshi në një sherr për muzikën live. Ende nuk janë të qarta të gjitha detajet, por konflikti sipas policisë nisi për motive banale në lidhje me muzikën e lokalit të natës. Ervis Zyba u qëllua me disa plumba nga personat me të cilët u konfliktua. Policia ka identifikuar autorin e ngjarjes dhe është në kërkim të tij”.

 Pra edhe një djalosh i  ri iku nga kjo botë për shkak banal. Kudo me armë të rinjtë: në shëtitje me armë, në dyqan me armë, në disko me armë, në radhë me armë, kudo me armë !  Policia me mirë të “shkelë ” paksa ligjin por të ushtrojë dhunë kontrolli kudo që jo vetëm të arrestojë, por edhe të parandalojë vdekjet e të rinjve të cilët po ikin një e nga një për shkaqe banale vetëm se kanë armë me vete.

Diskot, disa lokale nate etj janë kthyer në streha pijesh, droge, armësh dhe vrasjesh. Policia  me mirë të ushtrojë kontrolle të rrepta se sa i lejon gjoja në emër të “lirisë së rinisë”.

Një 20 vjeçar sot iku nga jeta. Për muzikën, ndërsa vrasësi hyri në disko me armë, bile me fishekë në gojë të armës, gati për të marrë jetë njeriu. Por sa e sa vetë janë me armë në brez! I ke në Bllok, në bulevard, në dyqane, lokale, rrugë, kudo nëpër Shqiperi.

Duhet aksion represiv , kudo e sido !

SHKARKO APP