Një muze dinjitoz për shkrimtarin e njohur Sterjo Spase (video)
“Nga një rrënojë, shtëpia e shkrimtarit Sterjo Spasse në Gollomboç, është shndërruar tashmë në një muze dinjitoz”- shkruan sot kryeministri Rama.
Kush ishte Sterjo Spasse?
Spasse ishte me prejardhje maqedonase, i lindur në Gollomboç, njëri nga fshatrat maqedonishtfolës buzë liqenit të Prespës.
Spasse shkollën fillore e kreu në Korçë, ndërsa shkollën Normale në Elbasan. Më pas nisi punë si mësues në fshatin Derviçan në jug të Gjirokastrës, ku nisi të shkruante romanin që njihet shkurt Pse!?. Më vonë nisi një kurs me korrespondencë për pedagogji në Firencë të Italisë, por nuk arriti të marrë provimet e fundit. Me Kutelin, Kokonën dhe Hakiun qe bashkëthemelues i të përkohshmes “Revista letrare” në Tiranë më 15 shkurt 1944.
Në fundin e vitit 1944, pak pas fitores komuniste, ai e kishte botuar veprën e tij të parë të realizmit socialist në organin partiak, gazetën “Përpara” të Korçës: Si e pashë Tiranën e porsaçliruar.[1]
Po pas lufte punoi në Min. e Arsimit e Kulturës për hartimin e teksteve shkollore me Aleksandër Xhuvanin, Dhimitër Shuteriqin e Qemal Draçinin. Punoi gjithashtu në revistat pedagogjike dhe letrare: “Shkolla e re”, “Arsimi popullor”, “Literatura jonë”, “Nëntori”, etj. dhe pranë Lidhjes së Shkrimtarëve dhe të Artistëve të Shqipërisë. Ndërsa kohën e fundit e kaloi në Tiranë, si shkrimtar me profesion të lirë derisa ndërroi jetë në vitin 1989.
Ai është autor i shumë veprave letrare.
KOHA JONË SONDAZH

