
Tirana ka zyrtarizuar një tjetër rikthim të madh në merkato. Pas Redon Xhixhës, klubi kryeqytetas ka njoftuar firmën edhe me portierin Visar Bekaj.
Gardiani i Kosovës, ka mbyllur aventurën në Turqi, për shkak të problemeve me pagat dhe është rikthyer te Tirana, ambient të cilin e njeh shumë mirë.
Bardheblutë e kryeqytetit rrezikojnë mbijetesën dhe për këtë arsye kanë bërë lëvizje të shumta në merkaton e dimrit. Në njoftimin e Tiranës, thuhet se Bekaj ka firmosur deri në vitin 2027.
