Një sallë me qypa që s’bzajnë!

Nga Ylli Dylgjeri.

Njerëz!

I patë në sallën kryeministrisë, drejtorët e spitaleve shqiptare që nuk bëzajnë. Që nuk ndjejnë. Që nuk skuqen. Që nuk klithin. Që nuk marrin frymë përpara akuzave të kryeministrit shqiptar. Ja, këto janë drejtuesit që i vendos partia. Eunukët. Ky eshtë integriteti profesional i pjesës më të ndriçuar të këtij vendi.

Këto janë përfaqësuesit e parimeve universale!Edhe në mbledhjen e Ramiz Alisë, 25 vite më parë u debatua, u kundërshtua, u refuzua, u fraksionua!

Si mund të besoj unë Ty o doktor që do të përballesh me dhimbjen, me vdekjen, se do më kthesh jetën, kur Ti nuk ndihesh, por hesht si fija e barit përballë çdo akuze. Jeni Ju pjesa më e ndriçuar e shoqërise, apo po ja fus kot unë?

Atëherë, Ju jeni ok me çfarë ju tha Kryeministri?!

Qendrimi juaj tregoj se po, jeni të paaftë të menaxhoni sistemin. Atëherë pse rrini më kot? Pse e zgjasni? Shkoni në shpi e bëni gjellën, apo vadisni lulet, dhe mos dërdëllisni vesh më vesh.

E meritoni. Jeni të mbaruar!

SHKARKO APP