Një sulltan turk, fiks pas 65 viteve, hyn me thasë me euro në Athinën e lashtë

Presidenti turk Erdogan, pas rikthimit të miqësisë me presidentin rus Putin, po futet në plane të tjera në Mesdhe. Pas plot 65 viteve një president turk do të vizitojë Greqinë. Erdogan shkon së shpejti në Athinë për një vizitë zyrtare. Data nuk bëhet me dije ende, por vizita është konfirmuar zyrtarisht nga zëvendëskryeministri Hakan Cavusoglu. Kjo vizitë zhvillohet në një klimë të qetë mes dy palëve, pasi vjen pas shumë takimeve të tjera në nivle të larta që janë mbajtur mes Greqisë dhe Turqisë.

Ndërkohë që Erdogan ose “armiku” i përjetshëm grek do hyjë triumfalisht në Athinë, kryeministri shqiptar Edi Rama ka marrëdhënie të ngrira me Greqinë. Shumëkohë pala shqiptare, për interesa rajonale turke, ka prishur e shkatërruar interesat e saj pragmatiste me Greqinë, ku ndodhen qindra mijë shqiptarë. Kjo është politika e jashtme shqiptare pa vizion.

Sulltani turk përdor Shqipërinë për të goditur Greqinë, ndërsa vetë niset udhës për Athinë. Mediat rajonale ballkanike flasin për projekte në miliarda dollarë, të cilat janë mes Turqisë dhe Greqisë. Pala shqiptare rri e vështron miliardat se si kalojnë Urën e Bosforit drejt Athinës.

SHKARKO APP