Njerëz si ish-kryebashkiaku Shpëtim Gjika e marrin në qafë Edi Ramën

Dihet tashmë se kryeministri Edi Rama ka dy lloj këshilltarësh në PS. Një grup i cili e këshillon që të futet i vetëm në zgjedhje dhe se gjoja i fiton vetëm 71 deputetë. Ndërsa grupi i dytë, me i qetë, me korrekt dhe më bashkëpunues. Janë për marrëveshje, ndarje pushteti dhe ndarje përgjegjësish. Grupi i parë antisistem pluralist dhe antimarrëveshje si në kohën e Enver Hoxha kundër “imperializmit” dhe ” revizionizmit” kryesohet nga ish-ministri i brendshëm Saimir Tahiri. Po kohët e fundit po bashkohet edhe ish-kryebashkiaku i Vlorës Shpëtim Gjika. Grupi i dytë kryesohet nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, grupim më i madh në numër dhe më bashkëpunues.

Këto dy grupime luajnë jo vetëm për PS-në, por kryesisht se kush merr PS-në kurdo që ta dorëzojë duke dështuar Edi Rama. Në variantin e grupimit anti LSI dhe anti PDIU këta duan që Rama të qëndrojë i mbyllur në kullën e fildishtë dhe e kanë më kollaj për ti marrë kullën, sepse nuk do ketë asnjë aleat.  Ndërsa Erion Veliaj and co synojnë për marrëveshje, bashkëqeverisje, mirëkuptim dhe për një shoqëri të lirë.

Por realisht grupimi antikoalicion po rritet në numër ditët e fundit. Sot i është shtuar edhe ish-kryebashkiaku i Vlorës zoti Gjika. Ish -kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, ka një këshillë për Ramën. E meqë edhe Rama ka preferuar ta krahasojë politikën me futbollin, siç bëri në Asamble, Gjika i vjen në ndihmë me një shembull të thjeshtë po nga futbolli. Ai i kërkon të largojë nga fusha ata lojtarë të ekipit të cilët nuk po luajnë me ritmin e tij. Gjika nuk përmend emra, por referenca është e qartë: lojtarët që refuzojnë të luajnë në këto momente janë dy aleatët e Ramës, Meta e Idrizi. 

Statusi i Shpëtim Gjikës

Mqs me shume marr vesh nga futbolli se sa nga politika, edhe situaten e fundit do ta krahasoj me sportin!
Imagjinoni nje ndeshje futbolli midis dy ekipeve, ku njeri nga te cilat, per me shume se 85 minuta, e dominon bindshem ekipin kundershtar!
Me loje dhe me rezultat!
Ne 5 minutat e fundit te lojes, tre nga lojtaret e ekipit fitues, refuzojne te luajne, qendrojne statik ne mesfushe, as andej dhe as ketej, as marrin dhe as japin top, madje i kerkojne gjyqtarit ta mbylli lojen para afatit!
Eshte refuzim per te luajtur, mungese fuqie per te vazhduar, keqardhje per ekipin kundershtar qe po humb keqazi, kompromis e kompromentim, apo nuk u pelqen me ngjyra e fanelles qe mbajten veshur nga fillimi i ndeshjes?!
Si duhet te veproje trajneri ne kete rast?
Ti lere ne loje akoma keta tre lojtare sepse rezultati i ndeshjes eshte pozitiv?
Apo ti nxjerre nga loja te tre njeheresh ne respekt te pjeses tjeter te ekipit dhe mbi te gjitha ne respekt te tifozeve dhe publikut, te cilet haptazi po fershellejne gjestet jo sportive te ketyre lojtareve te shitur?
Qe ndeshja te quhet “fair play”, trajneri duhet ti nxjerre nga loja patjeter!
Edhe sikur ti kete bere zevendesimet!
Rezultati dhe mbeshtetja e publikut ia garanton fitoren trajnerit!
Dhe pertej rezultatit, ne kete menyre trajneri ruan dhe mbron ekipin e tij, publikun mbeshtetes dhe mbi te gjitha i konsolidon gares ndershmerine dhe seriozitetin!
Nje ekip, apo me shume akoma nje kampionat i tere, nuk mund te mbahet peng as nga ekipi qe humb, dhe aq me pak nga tre lojtaret e lodhur apo te shitur, te cilet vetequhen “play maker”!

Shpëtim Gjika

SHKARKO APP