Të fitosh 3.5 miliardë dollarë pas vdekjes!
Të fitosh milarda dollarë edhe i vdekur! Kjo është e padegjuar, shprehen specialistët e artit.
Pasuria e Michael Jackson gjeneron 3.5 miliardë dollarë që prej vitit 2009 – traileri i filmit të ri thyen rekord botëror.
Sipas Forbes, pasuria e Michael Jackson ka gjeneruar 3.5 miliardë dollarë të ardhura që nga viti 2009, viti kur ai ndërroi jetë. Edhe pas vdekjes, “Mbreti i Popit” vazhdon të jetë një fenomen ekonomik dhe kulturor.
Vetëm vitin e kaluar, Jackson ka regjistruar 105 milionë dollarë fitime, duke u renditur më i paguari ndër të gjithë artistët e vdekur dhe i gjallë. Të ardhurat vijnë nga muzika, filmat, transmetimet, të drejtat e licencimit dhe marëveshje të fuqishme tregtare që mbajnë të gjallë markën “Michael Jackson” në mbarë botën.
Traileri i filmit biografik thyen rekordet – 116.2 milionë shikime që në orët e para
Ndërkohë, filmi biografik i shumëpritur “Michael”, i prodhuar nga Lionsgate dhe i regjisorit Antoine Fuqua, po shndërrohet në fenomen global edhe pa dalë në kinema.
Sipas të dhënave të WaveMetrix, të publikuara më 8 nëntor, traileri i parë i filmit ka arritur 116.2 milionë shikime brenda pak orësh nga publikimi – duke u bërë traileri më i shikuar i të gjitha kohërave për një film biografik muzikor.
Filmi do të shfaqet në kinema më 24 prill 2026.
Jaafar Jackson në rolin e xhaxhait – kast i mbushur me yje
Rolin e Michael Jackson e interpreton Jaafar Jackson, nipi i artistit legjendar, i cili ka tërhequr vëmendjen globale për ngjashmërinë e jashtëzakonshme fizike dhe vokale me xhaxhain e tij.
Në film interpretojnë gjithashtu:
Colman Domingo – në rolin e Joe Jackson
Miles Teller – avokati John Branca
Kat Graham – Diana Ross
Nia Long – Katherine Jackson
Laura Harrier – Suzanne de Passe
Kendrick Sampson – Quincy Jones
Juliano Krue Valdi – Michael Jackson në moshë të vogël
Producentët e filmit janë shprehur të mahnitur nga ndikimi i menjëhershëm i trailerit. Adam Fogelson, president i Motion Picture Group në Lionsgate, deklaroi se interesi i publikut ka tejkaluar çdo pritshmëri dhe nuk përjashtohet mundësia që saga e jetës së Michael Jackson të vazhdojë edhe me një film të dytë.
KOHA JONË SONDAZH

