Njeriu që vjedh celularët e të sëmurëve në spital (video)

Ndodh edhe kjo; të vjedhësh celularët e të sëmurëve. Vodhi 4 celularë në dhomat e pacientëve në spitalin e Vlorës, gjatë natës, identifikohet dhe arrestohet 38-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas marrjes së njoftimit se në dhomat e pacientëve në spitalin e Vlorës, ishin vjedhur disa celularë, kanë kryer të gjitha veprimet hetimore dhe, bazuar në pamjet filmike dhe në provat e tjera të siguruara, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Storm 24”. Si rezultat, u bë identifikimi dhe arrestimi i autorit të dyshuar të vjedhjes, shtetasit:

A. M., 38 vjeç, banues në Vlorë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga veprimet hetimore dyshohet se 38-vjeçari, më datë 31.08.2024, gjatë natës, ka vjedhur 4 celularë të pacientëve që merrnin mjekim në spitalin e Vlorës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?