Nuk është Xhorxh Sorosi, por vetëm Edi Rama fshehur nën emrin e Sorosit
Sot gazeta “Standard”, një gazetë serioze dhe korrekte në informacion, ka bërë një analizë me titull “Reforma në drejtësi si kalë troje i Sorosit”. Por ka ngatërruar çuditërisht një njëri të madh të botës financiare botërore si Xhorxh Soros në çështjet e Reformës së Drejtësisë në Shqipëri. Se ç’punë ka Xhorxh Soros në këtë histori shqiptare nuk ka Zot që e shpjegon. Soros jep mend për financat botërore, ndihmon dhe këshillon liderë botërorë dhe se ç’interes ka ai të merret me Edi Ramën siç është analiza e mëposhtëme,nuk ka asnjë sens. Nëse Edi Rama është kthyer në lider europian tani pas dorëheqjes së kryeministrit Britanik Cameroon dhe ikjes së Britanisë nga BE atëhere po e pranojmë analizën.
Ja se çfarë shkruan gazeta në fjalë:
” Cila është e shkuara e atyre që u cilësuan “ekspertë të nivelit të lartë”, sa të lidhur janë ata me fondacionet e Soros. Çfarë fshihet pas Vettingu-t? Pse me ndryshimet kushtetuese të draftit vendi humb sovranitetin ?
Ka një pretendim jo të pambështetur që një vëllazëri Soros-iste ka ndërtuar të gjithë skemën e kapjes së shtetit( kapja e pushtetit gjyqësor në fakt është kapja e shtetit). Janë disa prova të pa goditshme që e çimentojnë këtë pretendim.
Më shumë se sa rastisi
Edi Rama dhe vëllai i tij Olsi kanë qenë punonjës të fondacionit Soros në Tiranë. Edi Rama është një reklamues i hershëm i George Sorosit në hapësirën shqiptare dhe më gjerë. Edhe vizita e tij në Shtëpinë e Bardhë u “kondicionua” me deklaratën e njohur “antiTrump” pikërisht nga sponsori i njohur i fushatës së John Kerry dhe sot i Hillayr Clinton, George Soros. Edi Ramës i duhej një grup i besuar për të ndërtuar skemën që do të dukej si reforme e thellë mbi gjyqësorin dhe prokurorinë, por në fakt do të ishte një rrëmbim brutal i këtij shërbimi publik për ta përdorur politikisht. Natyra thellësisht egoiste e Edi Ramës është motivi kryesor që e justifikon investimin e tij tek miqtë e Sorosit për ta marrë këtë pushtet e për ta përdorur si mjet kërcënues për cilindo kundërshtar politik. Ky është në fakt qëllimi i vërtetë i reformës së Edi Ramës. Pa dyshim nuk mund të akuzojmë dot George Soros vetë, por grupi që punoi për këtë kapjen ka një lidhje të drejtpërdrejtë me historinë e Fondacionit Soros në Tiranë dhe me rrjetin e Fondacioneve Soros në Evropë e Amerikë. Kush janë ekspertët që thirri Edi Rama për të bërë reformën?
1-Kristaq Traja, ish anëtar i Bordit ekzekutiv dhe kryetar i Bordit të Programit të Ligjit në Fondacion
2-Gent Ibrahimi, ish-drejtor programi në Fondacion
3- Sokol Sadushi, përfitues projektesh dhe anëtar bordi i programit të ligjit
4-Aurela Anastasi, Anëtare bordi
5-Arben Rakipi, i përfhsirë në disa projekte të Fondacionit
6-Ardian Dvorani, i kudo gjenduri i PS, por gjithshut pjesëmarrës në disa projekte të Soros
Vetë Fondacioni Soros ishte sponsori i punës së ekspertëve që u quajtën edhe si të “nivelit të lartë” dhe që u konfirmua publikisht nga Fatmir Xhafaj, kryetar i komisionit të posaçmë parlamentare për reformën në drejtësi. Romana Vlahutin u sugjerua në krye te Delegacionit të BE-së nga miqtë sorosianë të Edi Ramës. Njëfarë Jonas…( ish drejtues i lartë u rrjetit të Fondacioneve Soros), në miqësie me Lajçak, edhe ky një ish sorrist, gjetën Romana Vlahutin dhe i ofruan miqësinë e Edi Ramës. Kjo është arsyeja që Romana Vlahutin është dukshëm zëdhënëse e Ramës dhe jo përfaqësuese e BE-së në Tiranë. Jo në pak raste BE rezulton të jetë e keqinformuar mbi çështje të dialogut politik në vend për aspekte të ndryshme të reformës. Ajo ishte në mënyrë eksesive e angazhuar edhe në Komisionin e Venecias për të detyruar këtë të fundit të shkruante në vlerësimin e tij shprehej dhe paragrafë që i interesonin reformës së Edi Ramës. Donald Lu është pjesë e lobit sorosist që sponsorizojnë demokratët. Pavarësisht ndonjë tentative të tij për të mos u përfshirë, ai u “markua” nga Vlahutin dhe u bë pjesë e Grupit Sorosist për të kapur drejtësinë. Pra qartësisht nuk kemi të bëjmë aspak me një rastësi dhe përfshirja e këtyre njerëzve për rreth një qëllimi është e qartë: vendosja e një sistemi politik të kontrolluar nga Edi Rama dhe Sorosi.
Pas shumë drafteve të hartuara ka mbetur drafti që zbulon të vërtetën
Vetting, (rivlerësim i gjyqtarëve dhe prokurorëve) është në fakt thelbi i reformës Rama-Soros.Ky proces parasheh futjen në një sitë krejt subjektive të të gjithë gjykatësve dhe prokurorëve të vendit. Qëllimi imediat është largimi i disa gjyqtarëve dhe prokurorëve që tashmë janë piketuar nga Edi Rama. Në vijim qëllimi real është që në 5 vitet e ardhshme të përdorë Vetingun kundër çdo prokurori dhe gjykatësi që “guxon” të vendosë kundër Edi Ramës. Për këtë qëllim, autorët e neneve të këtij procesi mbahen rigorozisht të fshehtë! Fatmir Xhafaj thotë që Romana Vlahutin e përdor rregullisht nëpër takimet e saj se këto nene “i paska shkruar dikush në DG Lex ne Bruksel”. Kjo në fakt është një gënjështër e madhe sepse këto zyra në Bruksel janë zyra me natyrë programuese programesh dhe jo zyra të asistencës ligjore. Por pavarësisht kësaj le të shohim konkrektisht se ç’parashikohet në draft kushtetutën e vendit për këtë proces.
Për ta kryer këtë proces do të ngrihen tre institucione:
Komisioni i Vetting, i cili përbëhet nga 12 anëtarë që ndahen në 4 trupa gjykues me 3 anëtarë. Në këtë komision do të përzgjidhen juristë të pavarur me përvojë me mbi 15 vite punë.
Kolegji i Apelimit, i cili funksionon në përbërje të Gjykatës Kushtetuese, por jo me anëtarët e zakonshëm të saj. Pra do të zgjidhen gjykatës specialë vetëm për këtë proces. Edhe këta gjykatës, që nuk përcaktohet sa është numri, zgjidhen nga radhët e juristëve të pavarur dhe me përvojë me mbi 15 vite.
Komisionerët Publikë, janë 2 të tillë që ndërhyjnë në proces në emër të popullit, pra me perceptime ose komente publike. Edhe këta zgjidhen nga radhët e juristëve me përvojë.
Të tre këto institucione parashihen të zgjidhen nga Kuvendi me 3/5 e anëtarëve të tij. Mirëpo në mënyrë më poshtëruese të mundshme, sorosianët e zhveshin Kuvendin nga kjo kompetencë e dhënë, , kur ata vendosin kushtin që nëse nuk arrihet zgjedhja e kandidaturave për të tre këtë komision që propozohen nga Avokati i Popullit ( institucion ky i zgjedhur nga Edi Rama) atëherë do të zgjidhen nga Presidenti dhe në fund do të vetë zgjidhen! Pas procesit të dështimit të “vullnetshëm: në Kuvendin e Shqipërisë, sorosistët sugjerojnë që në “lojë” të hyjnë sorosistët e huaj, që do të sillen këtu në kuadër të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Ky term është shkruar në Kushtetutën e Republikës. Kulmi i mungesës së dinjitetit dhe sovranitetit! Se që shtetet mund të lënë një pjesë të sovranitetit Organizmave ku aderojnë (p.sh BE) si anëtarë është e kuptueshme, por që në Kushtetutën e një vendi sovran të rekomandohet ngritja e një Operacioni Ndërkombëtar Monitorimi me idenë e futjes së ekspertëve të rrjetit Soros, këtë vetëm Edi Rama e quan normale! Pra operacioni ndërkombëtar që do të jetë me ekspertë që do caktohen nga Rama-Romana-LU do të përcaktojë se kush do të jenë Komisionerët që do të bëjnë Vetting. Pra komisionet i fusin në dorë vetë pas asnjë kufizim, çfarë duan, si i duan dhe kur i duan.
Si e mendojnë sorosianët Vetting?
Do të fillojë si hakmarrje ndaj të gjithë gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, asaj Kushtetuese dhe Prokurorit të Përgjithshëm. Njëkohësisht kjo do të jetë edhe një “hakmarrje” ndaj Komisionit të Venecias, i cili nuk ju nënshtruar presionit të këtyre për të pranuar teorinë e ndërprerjes së mandateve. Pra në dukej ata do të jenë korrekt me përcaktimin e Venecias për të mos ndërprerë mandatet, por Vetting nga ndaj tyre do të bëhet, që në fill për ti “hequr qafe” me gjoja “fakte” të stisura ne emër të opinionit publik. Në një farë mënyrë ndaj tyre do të triumfojë logjika e drejtësisë popullore, parime të të cilave i reklamojmë të gjithë këta me pasion bolshevik të dukshëm. Duke goditur këtë kastë, të tjerët sigurisht do të tentojnë të “nënshtrohen” këtij pushteti të ri. Ndërkohë procesi do të vazhdojë me të njëjtin ritëm deri sa të heqim të gjithë elementët e vendosur në listë. Ju kujtojmë edhe një herë se komisionet e Vetting dominohen totalisht nga ta. Do të jenë njerëz të zgjedhur prej tyre dhe në dukje me mbështetje ndërkombëtare!
Në vijim, do shpallen armiq kundërshtarët politikë të cilët Minstria e Brendshme i ka mbajtur nën hetim e vëzhgim policor, por që duke mos patur nën kontroll prokurorinë nuk kanë mundur të jenë të suksesshëm. Modeli i Serbisë është ajo që në fakt kërkon të bëj Edi Rama, që pak para zgjedhjeve të shpallë me urdhër prokurori listën e politikanëve që arrestohen dhe kalojnë në ndjekje penale. Të paktën sa për lajme pa e vrarë mendjen nëse ndaj tyre ka apo jo prova. Vetëm për kaq i duhet Prokuroria në këtë fazë. Nëse prokuroria nuk do ta bëjë këtë “nder” atëherë prokurorët që refuzojnë do të Vetohen, pra do të hiqen. Ndërkohë ka një numër prokurorësh që janë identifikuar tashmë nga Rama e Xhafa që do të marrin detyra të posaçme në favor të këtij plani. Prandaj i duhet Vetting-u Ramës për të vendosur përfundimisht pushtetin absolut të tij dhe të miqve Sorosistë.
Ky është shkrimi-analizë. Por çka nuk të bind aspak është futja e Xhorxh Soros në këtë histori. Mund të pranojmë gjithçka që thuhet për Edi Ramën dhe ashtu është, pasi ai do pushtet të pakufizuar dhe të vendos kontrollin kudo e mbikëdo. Mund të pranojmë se edhe ambasadorja e BE është nën influencën e kryeministrit Rama.Po pranojmë disi edhe të ambasadorit Lu që e tërhequr nga joshja e ambasadores mund të jetë me vital se sa e ka detyra, hajde po pranojmë se Fatmir Xhafa po bën siç i thotë Edi Rama, porse të përziesh Xhorxh Soros në këtë histori është një gjë që nuk ta pranon njeri.
Soros mund të jetë tani në pushime në ndonjë ishull magjeps duke pushuar, duke shkruar e keshilluar se si duhet të ecë ekonomia botërore, pas ikjes së Britanisë së Madhe nga BE, por që të merret me Shqipërinë e me skenaret se si Edi Rama të marrë pushtetin e drejtësisë, nuk ka njeri që e beson.
Ato që shkruhen me sipër janë të verteta si skemë e kryeministrit Rama për të kapur drejtësinë e jo për të vendosur drejtësin, porse të përziesh Xhorxh Soros as që e beson njeri. Soros mbetet një lider financiar botëror dhe nuk merret me sistemin e drejtësisë.
Reforma këtu në Tiranë ka nevojë për konsensus, debat, bile edhe të shtyhet një vit nëse palët nuk bien dakort dhe jo të bëhet me nxitim e të pendohen shqiptarët me vonë se “hoqëm një sistem drejtësie të Saliut dhe ramë nën drejtësinë e rrezikshme të Edi Ramës!’.
Gjithsesi shkrimi i gazetës në fjalë është një thirrje për vigjilencë e kontroll.