Nuk ka marrëveshje Rama-Basha, ka pazar Rama -Berisha e 21 prillit 2008
Kryesore E Mërkurë, 14 Korrik 2021 05:13
-
Intervistë me ish- Presidentin e Republikës Bamir TopiNuk ka marrëveshje Rama-Basha, vazhdon marrëveshja Rama -Berisha e 21 prillit 2008Situata politike, reforma zgjedhore, ndarja administrative, marrëdhëniet mes forcave politike vijnë nënjë intervistë dhënë nga ish-Presidenti Bamir Topi.Ish-Presidenti i vendit Bamir Topi analizon për gazetën “Telegraf” situatën politike në të cilënndodhet vendi. Flet për marrëdhënien Rama-Basha si dhe PD-LSI në opozitë. Ndërkohë që ekonsideron të vonuar qëllimisht reformën zgjedhore, prej së cilës ai shprehet se kanë vuajtur partitëpolitike në çdo zgjedhje. Për ish-Presidentin, marrëveshja e 18 majit mes Bashës dhe Ramës nukekziston. Topi është i bindur se mbetet ende në fuqi marrëveshja e 21 prillit 2008 mes Berishës dheRamës. Dhe kjo marrëveshje sipas tij, ka vetëm një arsye, të mbajë në politike vetëm dy parti.Zoti Topi, politika prej muajsh ndodhet në një pikë kyçe, e cila lidhet ngushtë me disa prej reformavetë rëndësishme, që janë vënë si prioritet për integrimin e vendit. Si e shihni këtë situatë?Për Shqipërinë dhe institucionet e brishta të saj, rruga e reformave mbetet e vetmja që të çon nëEvropë. Problemi qëndron tek cilësia dhe thellësia e tyre, që sipas gjykimit tim nuk po e nxjerrinvendin nga ky tranzicion i gjatë dhe traumatik.Problemi është së pari politik dhe lidhet me mungesën e një sistemi të besueshëm që prodhoninstitucione të qëndrueshme. Ne ende nuk i kemi këto institucione, pasi kemi një sistem politik tëkorruptuar, të blerë apo të vjedhur, ku elita intelektuale thuajse nuk përfaqësohet. Shumë dështimeapo defekte në suksesin e reformave, i dedikohet sistemit politik të sëmurë dhe partive që kanëqeverisur Shqipërinë, të cilat duhet të turpërohen, pasi një herë të vetme nuk arritën të zhvillojnëzgjedhje normale, për pasojë, pa mundur të ndërtojnë një arkitekturë të një shteti normal. Sot qëflasim kemi një krizë të qartë të sistemit të formimit akademik, rrethe të të cilave duhet të furnizoninpolitikën në vendimmarrje dhe jo e kundërta. Shqipëria hyri në zgjedhje pa reformën zgjedhore.Zbatimi i reformës në drejtësi po has pengesa të qëllimshmeVendi shpreson më kot të integrohet, pa reformën e thellë e përfundimtare të pronës, me të cilë nlidhen të gjitha reformat ekonomike dhe politikat fiskale të shtetit.Për fat të keq, këtu trashëgohet një frymë që i ngjason legjendës së Rozafës që gjithçka duket sefillon nga e para.Kemi një mazhorancë që mban në dorë tepsinë vetëm. Si e shihni këtë tablo përballë opozitëssë Bashës?Terminologjia e përdorur si kazani apo tepsia, nuk është thjesht përkeqësim deri në vulgaritet ifjalorit politik, por dhe fyerje apo arrogancë në kushtet kur fitorja është e sigurt. Pra nësemazhoranca ka këtë mënyrë sjelljeje lidhet jo vetëm me formimin dhe traumave të verbra tëmilitantëve që e pëlqejnë këtë gjuhë, por edhe pse ka përballë një opozitë ekstremisht të dobët, përtë mos thënë të mjerë, absolutisht më e dobë ta në 27 vite tranzicion. Opozita jo vetëm nuk rrezatonshpresë, por sikur ka marrë misionin historik për ta lënë Shqipërinë pa të djathtën politike. Në këtokushte shikoj dhe parashikoj rritje të arrogancës në qeverisje, dhe kontrollin total të administratës, tëinvestimeve publike dhe mbi të gjitha të jetës parlamentare dhe kontrollit total të medias.Pra nuk shikoj me optimizëm kontrollin demokratik të ekspansionit partiak në funksionet e Shtetit.
-
Opozita ka hedhur idenë e rishikimit të ligjit për ndarjen administrative. Çfarë mendon ish- presidentipër këtë lëvizje?Reforma administrative ka qenë nevojë në kushtet kur Shqipëria ka ndryshuar rrënjësisht strukturëne shoqërisë dhe fizionominë e qyteteve si pasojë e ndryshimeve demografike dhe prishjes sëekonomisë të centralizuar socialiste. Edhe nëse del ndonjë nevojë për të bërë ndryshime, sjelljapolitike e përqendron vëmendjen dhe studimin vetëm në llogaritë elektorale, që sipas meje është njëqëndrim i gabuar. Nëse ka një reformë ku duhet diskutim dhe qëndrim profesional kjo është reformaadministrative. Për sa kam parë dhe dëgjuar ka shumë pakënaqësi në situatën e shërbimeve mendarjen aktuale.Një tjetër lëvizje e PD është dhe reforma zgjedhore. Mendon se Rama – Basha do e mbyllinkëtë reforme pa kushte?Të flasësh sot për reformën zgjedhore, ndërkohë që vendi u fut në zgjedhje pa ligj zgjedhor tëreformuar, sipas gjykimit tim është një shfaqje publike e papërgjegjshmërisë dhe tradhti përdemokracinë , padyshim e çiftit PS-PD që padrejtësisht kanë marrë monopolin e reformës. Ende nukka shpjegim nga Basha, pse në 4 vjet ka dështuar në mënyrë spektakolare në komisionin PS-PD përzgjedhjet?Në çdo vend normal opozita lufton në mënyrë të ndershme për interesat qytetare që të zgjedhinlirisht. Pas 27 vitesh demokracia është tradhtuar rëndë dhe tingëllon shumë ironike që PartiaDemokratike po mendon ‘Post mortum’ për rregullat në zgjedhje të vitit 2022, pasi futi në parlamentnjerëzit e interesit të ngushtë, duke tradhtuar interesa përtej partisë së tij politike. Nga ana e tij z.Rama pati deklaruar se do të reformonte ligjin para zgjedhjeve të 25 qershorit dhe sigurisht dukemos e bërë. Sipas konsideratave të mia, nuk mund të ngre hipotezë mbi vendimmarrjet e dynjerëzve që na kanë dëshmuar se nuk dinë të mbajnë fjalë.Çfarë roli do ketë marrëveshja e 18 majit me kryerjen e reformave?Ka një sjellje gati naive për të interpretuar 18 majin. E shoh këtë midis politikanëve, gazetarëve dhenatyrshëm midis njerëzve të thjeshtë që e kanë të vështirë orientimin në këtë kakofoni politike. Sipasmeje nuk ka pasur një marrëveshje Rama-Basha më 18 maj.Po. Ka një marrëveshje Rama -Berisha që vazhdon të funksionojë qysh nga dita që pasuanshpërthimin e Gërdecit dhe që mori emrin si marrëveshja e 21 prillit 2008. Gjithçka ka ndodhur paradhe pas 18 majit mban vulën e Ramës dhe Berishës, por që shkon në favor të Ramës. Ky ështëpremtimi që Rama mori me 21 prill 2008 për të ardhur në pushtet pas degjenerimit moralo-politik tëpushtetit të Berishës. Për çdo analist politik, psikolog apo antropolog që merret me profilin e sjelljene politikanëve, sot çuditërisht njeriu më i qetë në dështimin e tij është Lulzim Basha, pasi në një krahe ndihmon sistemi që të kontrollojë opozitën dhe nga ana tjetër është ati tij politik si arkitekt i listëssë opozitës në Parlamentin e ri.A do ketë ndikim marrëveshja në sistemin zgjedhor?Qëllimi i vetëm i Berishës është funksionimi bipolar i politikës, sepse kjo i siguron edhe mbijetesënnë opozitë të përjetshme. E keqja më e madhe është se sistemi aktual zgjedhor ka shkatërruartotalisht demokracinë e brendshme të Partive Politike, duke i kthyer në prona private të kryetarëvedhe në formacione paramilitare në dorë të tyre. E kam thënë që kur Basha u zgjodh se në kushtet eshkatërrimit të demokracisë së brendshme dhe të së djathtës në mënyrë të qëllimshme, ai do të jetërast unikal që një kryetar i PD-së do të largohet pa asnjë trofe. Rregullat në demokraci nuk vendosen
-
sipas konjukturave të çastit, sepse vjen një moment që e pëson rëndë. A nuk janë ato që bërtasinsot të përjashtuar, të cilët sollën si inkuizitorë të kolegëve të tyre në Parti e institucione?Kush fiton dhe kush humb nga zbatimi i marrëveshjes së fshehtë??Padyshim gjithçka shkon në favor të Ramës, i cili sot ka pushtet të pakufizuar, në Parlament, Qeveri,institucione, pse jo në tendenca të shprehura për të kontrolluar në perspektivë edhe drejtësinë. Përsa po zhvillohet situata Rama sot është i fuqishëm financiarisht, ka në kontroll të frikshëm mediandhe mund të mendojë që mund të merret me cilindo, me batuta, fyerje, politikisht, administrativishtligjërisht pa asnjë lloj pengese.Sipas meje ky është kufiri që ndan hapësirën e demokracisë me diktaturën. A do jetë në gjendje takontrollojë me arsye pushtetin e tij të madh. Mbetet për tu parë.Kjo bëhet më problematike për Ramën, pasi jemi në kushtet kur Shqipëria nuk ka opozitë, por njështojcë servile e pushtetit aktual. Për sa po shoh, Rama nuk po më habit, ndërsa Basha më rezultonpa të ardhme.Cili sistem zgjedhor i përshtatet vendit tonë?Sistemi zgjedhor mund të jetë cilido nëse ndërtohet mbi ndershmëri dhe korrektësi politike. Gjithçkavaret nga vendimi për të mos blerë dhe vjedhur më. Boll më me këtë situatë. Sipas meje ligjiproporcional me korrektim kombëtar, komisione jo politike dhe votim elektronik për emigrantët janëzgjedhje racionale.Po për reformën administrative mendon se rishikimi i saj ndikon në ndarjen e mandateve? Sie shihni marrëdhënien e Ramës dhe Bashës?Kam bindje që partitë politike në parlament e lidhin reformën administrative me mandatetparlamentare. Sepse deri tani e kanë dëshmuar këtë sjellje. Për sa i përket marrëdhënies Rama-Basha, sikurse e thashë më lart, është një interpretim publik i marrëveshjes okulte Berisha-Ramaqysh nga 21 prilli 2008: të cilët pa më të voglin dyshime sundojnë bashkarisht Shqipërinë dheShqiptarët. Natyrisht sot gjithçka flet për pushtetin e Ramës dhe për garancitë që ky i ka dhënëparaardhësit të tij. Doni një ilustrim? Fakti që askush nuk merret sot me masakrën e 21 janarit ështëdomethënëse!Po PD-LSI?Partia Demokratike dhe LSI janë në pozicione të ndryshme. Sipas mendimit tim, PS do të përkëdhelpreferencat e PD-së, duke dashur të bëjë një skemë politike bipolare.Ndoshta sot tingëllon joshëse për interesat e PD-s por perspektiva do të tregojë një dëmtim tëparikuperueshëm politik dhe në imazhin publik të saj.Si ish president keni deklaruar jo rrallë se sistemi gjyqësor është i korruptuar dhe politika duhet tëmbaj duart larg tij. Beson te Reforma në drejtësi? A duhet që Vettingu të prek dhe politikën?Në fakt në një nivel me korrupsionin në drejtësi, është korrupsioni politik.Korrupsioni fillon ditën e zgjedhjeve, vazhdon në hartimin e ligjeve, emërimin dhe kontrollin klientelisttë administratës dhe shtetit. Kjo është arsyeja pse Vettingu duhet të shtrihet në politikë, sepsegjithçka