Nuk ndalojnë tragjeditë për shqiptarët, katër veta të një familje vdesin në aksident në Itali
Nuk ndalojnë tragjeditë për shqiptarët këtej dhe andej kufirit. Një familje shqiptarësh në Itali u shua pas një aksidenti fatal.
Katër viktima të një familjeje shqiptare është regjistruar mbrëmjen e kaluar në Reggio Emilia të Italisë.
Sipas policisë italiane mjeti ku po udhëtonin pesë persona ka dalë nga rruga, duke lënë të vdekur një vajze 22-vjeçare të identifikuar si Shane Hyseni, djalit të saj 2-vjeçar dhe vëllanë e motrën e saj, 11 dhe 9 vjeç. Shoferi ndodhet në gjëndje të rëndë në spital. Ai është bashkëshorti i 22 vjeçares e cila vdiq në vend gjatë aksidentit.
Aksidenti i rëndë rëndë ndodhi pasi mjeti u përplas me një banesë të pabanuar dhe thuajse u nda në mes. Katër viktimat ndërruan jetë në çastin e përplasjes.