Nuk zgjidhet dalja e sekreteve duke ndaluar celularët e SHISH !
Pas daljes së sekreteve hetimore nga zyrat e SHISH tek persona të përfshirë në aktivitete kriminale, kreu i këtij institucioni, Visho Ajazi Lika ka firmosur urdhërin që ndalon celularin në vendin e punës. Urdhëri është firmosur një ditë më parë dhe vendimi vjen pas arrestimit të punonjësit të SHISH, Florian Bushaj.
Pa celular ne vendin e punës. Ky është urdhëri më i fundit i nxjerrë për 700 punonjësit e Shërbimit Informative Shteteror që prej ditës së djeshme.
Urdhëri mësohet se është firmosur nga shefi i shërbimit Visho Ajazi Lika pas ngjarjes së fundit, ku një prej agjentëve të këtij sherbimi, Florian Bushi akuzohet se kishte dhënë të dhëna ndaj grupeve kriminale madje trasnkipte përgjimesh, të cilat u gjetën në celularin e Ilir Memushajt një i dyshuar si i përfshirë për vrasjen e Denis Kasajt në Fier.
Por nuk zgjidhet dalja e sekreteve nga SHISH prej celularëve, pasi jemi në epokën dixhitale, por nga përzgjedhja e elementit që futet në këtë sherbim sekret. Pasi nëse heq celularët përsëri ka forma të shumta për të nxjerrë sekretin. Sipas kësaj logjike i bie që SHISH të mos mbajë më as kompjura apo laptop, por të kthehet në kohën e makinave të shkrimit!
Duket se është veprim i nxitur e që ka nevojë për rishqyrtim të urdherit të lëshuar nga Visho.
Bushi dyshohet se i ka nisur informacione Memushajt në lidhje me Klement Kastratin, i cili ishte dhe objektivi i atentatit. Në bazë të këtyre informacioneve Memushaj i ka bërë pritë Kastratit po ka vrarë gabimisht Denis Kasajn që ndodhej në makinë me të dhe plagosi Elton Margaritin
Ndërkohë nga ana tjetër ka nisur një verifikim edhe për punonjësit e tjerë të këtij shërbimi të cilët dyshohet se mund të jenë të perfshire ne ngjarjen në fjale.