Numërohen 73% e kutive të votimit në Kosovë. Kurti kryeson me mbi 50% të votave, PDK 20% e ndjekur nga LDK me 14%
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka përditësuar mbrëmjen e sotme rezultatet paraprake të zgjedhjeve parlamentare, me një pjesë të konsiderueshme të votave tashmë të numëruara. Sipas të dhënave zyrtare, deri në orën 20:54 janë përpunuar 1,872 nga 2,557 vendvotime, ose 73.21% e totalit.
Nga rezultatet e deritanishme, Lëvizja Vetëvendosje! kryeson bindshëm duke kaluar pragun e 50%, me 50.21% të votave, ose 313,767 vota, duke siguruar një avantazh të qartë ndaj forcave të tjera politike.
Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 20.36%, ose 127,243 vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mban vendin e tretë me 14.15%, që përkthehet në 88,388 vota.
Më pas vjen Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 6.29% dhe 39,334 vota. Srpska Lista ka siguruar deri tani 3.23% të votave, ose 20,154 vota, ndërsa Nisma Socialdemokrate rezulton me 1.58%.
KOHA JONË SONDAZH

