FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nis procesi i numërimit në Kosovë, rezultatet e para tregojnë dominimin e Vetëvendosjes

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë ka filluar publikimin e rezultateve të para të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Sipas të dhënave të përditësuara në orën 20:00, Lëvizja Vetëvendosje kryeson bindshëm në rezultatet paraprake. Me 47.12% të votave të numëruara, partia ka siguruar deri tani 72,737 vota.

Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 19.33% të votave apo 29,842 vota, ndërsa e treta është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 13.68%, që përkthehet në 21,122 vota.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rezultatet paraprake konfirmojnë dominimin e Vetëvendosjes në shumë rajone të vendit, ndërsa partitë opozitare vazhdojnë të mbajnë distancën në renditje. Procesi i numërimit vijon, dhe KQZ paralajmëron se rezultatet përfundimtare do të shpallen pas përfundimit të numërimit të të gjitha qendrave të votimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?