Numërohen rreth 94% e votave, PS drejt mandatit të katërt, PD-ja shkërmoqet si “kashtë e koqe”!

Gjtihçka po merr fund, zgjedhjet mbaruan, votat po numërohen, edhe pak kuti e Edi Rama del fitues për të katërtën herë rresht në zgjedhje parlamentare. PD-ja është drejt shkërmoqjes finale.
Kur janë numëruar mbi 4949 kuti nga 5225 në të gjithë vendin, Partia Socialiste kryeson me 52.5% të votave rezultat i cili i jep shumicë të konsiderueshme në Parlament të majtës dhe e çon drejt mandatit të katërt qeverisës. Socialistët kanë siguruar deri tani mbi 707 mijë vota dhe 82 deputetë. Koalicioni PD-ASHM ka 34.0% ose rreth 465 mijë vota në të gjithë vendin dhe 52 mandate në Parlament.
Forcë e tretë politike ka kaluar “Nisma-Shqipëria Bëhet” me 3.7% dhe, duke marrë 41 424 vota dhe një mandat në Kuvend. Humb një pozicion, në vendin e katërt renditet PSD me 3.4%, duke marrë 38 504 vota, por në Parlamentin e ardhshëm do të dërgojë 3 deputetë. Votat e tjera ndahen mes, “Mundësia” 2.9% e cila siguroi një mandat dhe “lufton” për deputetin e dytë në Qarkun e Tiranës, Koalicioni Euroatlantik 1.2% dhe Djathtas për Zhvillim 0.4%.
Sipas rezultatit paraprak kur kanë mbetur për t’u numëruar pak më shumë se 300 kuti, PS merr 82 deputetë, PD 52, PSD 3 dhe Mundësia, Nisma-Shqipëria Bëhet dhe Lëvizja Bashkë nga një mandat.