OBSH: Po përgatitemi për sulme bërthamore!
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) po përgatitet për një “incident bërthamor” të mundshëm në Iran, tha një zyrtar i lartë rajonal për Politico.
SHBA-të dhe Izraeli pretendojnë se sulmet e tyre synojnë shkatërrimin e programit të pasurimit të uraniumit të Republikës Islamike, të cilin Teherani e konsideron paqësor, por në të vertetë synon ta hedhë mbi Izrael që ta zhduk nga faqja e dheut. Ndaj Izraeli po sulmon që të mbrohet nga prodhimi i bombës berthamore prej Iranit.
Drejtoresha Rajonale e OBSH-së për Mesdheun Lindor, Hanan Balkhy, thuhet se paralajmëroi se “skenari më i keq” mund të përfshijë një sulm ndaj një objekti bërthamor në Iran ose përdorimin e armëve bërthamore nga një prej palëve ndërluftuese, sipas Politico. Asnjë sasi përgatitjeje nuk mund ta mbrojë rajonin nga pasojat që mund të “zgjatin për dekada”, paralajmëroi ajo.
Që nga fillimi i fushatës ushtarake SHBA-Izrael kundër Iranit më 28 shkurt, centralet bërthamore në të gjithë vendin janë sulmuar.
Ndërkohë fatmirësisht që Rusia nuk është përzier në këto momente me Lindjen e Mesme, pasi ka interesa strategjike në Ukrainë, sepse nëse Moska futej në lojë, rreziku për luftë bërthamore do të ishte shkaterrues.
Rusia ka gjëndjen 5900 koka berthamore, SHBA 5500. Kina ka 500 koka berthamore, Franca 290, Mbreteria e Bashkuar 225 , India 170, Pakistani 170, Izraeli 90, Koreja e Veriut 50.
Kur e pyetën Albert Ajnshtajn, tre muaj para vdekjes, se “si mendoni se do të jetë lufta e III-të botërore?”, ai u përgjigj: “Di që lufta e IV-të botërore do të bëhet me heshta!”.
Ajnshtajn vdiq më 18 prill 1955, në moshën 76 vjeç, në Princeton, SHBA. Ai ndërroi jetë si pasojë e një aneurizme të aortës abdominale (çarje e enës kryesore të gjakut). Ajnshtajn kishte refuzuar ndërhyrjen kirurgjikale, duke thënë se nuk donte të zgjaste jetën artificialisht.
KOHA JONË SONDAZH

