Oerd Bylykbashi tek Ilva Tare:Ja pse dështoi takimi tre orësh Rama-Basha
Nënkryetari i Komisionit të Reformës në Drejtësi, Oerd Bylykbashi ka treguar,sipas tij, tek Ilva Tare sekretin se pse ka dështuar takimi Rama- Basha.
Ai ka shpjeguar se ajo çfarë i ka ndarë ata gjatë bisedimeve janë vendet e rezervuara në Këshillin e Lartë të Gjyqësorit. “Nëse të pestë anëtarët (këshilli mendohet të përbëhet nga 11 të tillë) do të zgjidhen nga mazhoranca parlamentare , mjafton një gjyqtar ose një prokuror për të kapur sistemin.
Ajo që propozojmë ne është që duke krijuar një vështirësi prej dy vendesh, mazhoranca do të ketë 3 vende dhe për të marrë vendimin do të duhet që të bjerë dakord edhe me 3 anëtarë të tjerë. Pra nga pesë anëtarë të zgjedhur nga parlamenti dy të jenë nga opozita, duke krijuar kështu moskapjen nga pushteti të Keshillit të Lartë të Gjyqësorit nga zgjidhet shumica e drejtësisë.
Pra sipas Bylykbashit kryeministri Edi Rama donte të kishte pesë anëtarët të mazhorancës, duke e kapur sistemin e drejtësisë. Ndaj takimi u mbyll me dështim, tha ai.