OMONIA: Kokëdhima fsheh dhe justifikon aferat korruptive të Ramës
Organizata e minoritetit grek në Shqipëri, “OMONIA”, sulmon deputetin socialist Koço Kokëdhima. Përmes një deklarate të kësaj organizate, dega Himarë, qëndrimet e Kokëdhimës në aktivin e PS-së në qytetin e Vlorës, më 29 janar 2016.
Sipas “OMONIA-s” klithmat nacionaliste të deputetit të PS-së se në Himarë nuk jeton asnjë qytetar me origjinë greke, kanë për qëllim vetëm të mbulojnë aferat korruptive dhe grabitjet e pronave nga Kokëdhima. Më poshtë deklarata e plotë:
“Qeveria, Kryeministri dhe më së shumti deputeti Kokëdhima nuk rreshtin të sulmojnë dhe fyejnë popullin himariot.
Më datën 29 janar 2016 në aktivin e Partisë Socialiste në Vlorë, në prani të të gjithë përfaqësuesve të Partisë të qarkut Vlorë dhe Gjirokastër, të deputetëve dhe të vetë Kryeministrit, deputeti i zonës, Koço Kokëdhima, në përgjigje të denoncimeve tona me deklaratën e datës 24 janar 2016, sulmoi dhe ofendoi në mënyrë të paprecedentë popullin himariot.
Deklarata jonë fliste për një seri shkeljesh të legjislacionit vendas dhe konventave ndërkombëtare, për mënyrën se si vepron qeveria së bashku me administratën e qeverisjes lokale, me një qëllim të vetëm: Të terrorizojë dhe të ushtrojë presion ndaj popullit himariot. – Deputeti Kokedhima, në fjalën e tij përmendi se në Himarë nuk jeton asnjë qytetar me origjinë greke!
Të drejtën për të përcaktuar identitetin dhe origjinën e tyre, nuk mund t’ia mohojë pjesës tjetër të qytetarëve që identifikohen dhe krenohen për origjinën e tyre greke. I kujtojmë se koha që vendoste partia për ndërgjegjen dhe identitetin e gjithë secilit ka ikur për të mos u kthyer me më.
Me fjalën e tij provokuese ai u përpoq të vendosë përballë komunitetit tonë, popullin shqiptar, duke harruar se edhe ne jemi qytetarë të Republikës së Shqipërisë me origjinë greke, luajalë në detyrimet tona ndaj shtetit, gjë që nuk ndodh me vetë z.Kokëdhima dhe për këtë arsye heqja e mandatit tij është në proces në Gjykatën Kushtetuese.
Klithmat nacionaliste të z.Kokëdhima kanë vetëm një synim: Të fshehin dhe justifikojnë aferat korruptive, grabitjet e pronave dhe veprime të paligjshme të kryera nga Qeveria ndaj popullit shqiptar, me protagonist atë.
Në këtë pikë denoncojmë qëndrimin e deputetëve me origjinë greke të Partisë Socialiste që jo vetëm nuk reaguan, por e duartrokitën atë,” thuhet ne deklaraten e OMONIA-s