Opozita edhe me Ramën kryeministër i fiton zgjedhjet. Pse nuk futet ta sfidojë?
Kryeministri Rama dhe PS-ja jane në momentin më të keq politik e publik ku kuotat e tyre luhaten mes 15-20 për qind si elektorat. Duke ia lënë ca vjedhje votash që mund t’i sigurojë prapë nuk kalon shifrën 25 për qind.
Edhe disa “bosa” të krimit elektoral do të ruajnë veten pasi e shikojnë se Rama po ikën nga pushteti, kështu që sido ta marrësh PS-ja dhe Rama nuk fitojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Pervec korrupsionit, krimit, pazareve dhe lidhjes me oligarkët të cilët po thithin si shushunjat buxhetin e shtetit, mazhoranca ka filluar një krisje brenda vetes. Emrat e Ditmir Bushatit, Pandeli Majkos, Arben Malajt, Fatmir Xhafës etj. kanë kredite të forta në bazën e majtë. Por këta i ka masakruar, Rama. Bile sapo filloi me kokën e prerë të Ditmir Bushatit në Shkoder. Ndërsa koka e Pandeli Majkos luhatet ne majë te hurit qeveritar gati për ta hedhur sapo t’i jepet rasti kryeministrit.
Baza socialiste perveç zhgënjimit nga mosmbajtja e premtimeve, e inatosur sepse nuk pyetet baza e PS, por japin urdhëra dy apo tre ne kupolën e PS me disa oligarkë, të varfëruar nga papunësia e ulja e mirëqenies; ata si socialiste nuk shkojnë në votime. Prova u dha më 30 qershor në votimet partiake, ku realisht nuk shkuan as 12 per qind e tyre, pavarësisht se KQZ shtoi shifrat.
Pra Rama dhe PS-ja janë ne kuotat më të ulëta historike.
Atëherë pse Opozita nuk kërkon që edhe me Edi Ramën shkojnë në zgjedhje të parakohshme? Sepse duke insistuar se “shkojmë pa Ramën në zgjedhje dhe ky është kusht” i japin Ramës, pa dashje, nje argument për të mos shkuar fare në zgjedhje!
Edhe me Ramën kryeminister, opozita i fiton zgjedhjet thellësisht.