Opozita: Qytetarë mblidhuni në Shesh dhe para Bashkisë!

Shembja e Teatrit Kombëtar si dhe dhuna e përdorur sot nga policia mbi artistët dhe qytetarët ka sjellë reagime të shumta.

Regjisori Budina ka kërkuar nga opozita që ti përgjigjen me të njëjtën mënyrë kryeministrit Rama. Po kështu edhe qytetarët e tjerë duan reagim të fortë opozitar, pasi pas kësaj Rama ka vendosur diktaturën edhe me heshtjen absurde të disa ambasadorëve të huaj.

Ndërkohë policia ka marrë me forcë Monika Kryemadhin si dhe disa artistë në komisariat. Lulzim Basha ka lajmëruar mbledhjen urgjente të koalicionit opozitar.

Po vazhdojnë ndalimet dhe arrestimet nga policia me urdhër të kryeministrit Rama.  Para bashkisë së Tiranës dhe në Shesh janë grumbulluar mijëra njerëz, duke bërtitur kundër Ramës.

Nga drejtues të opozitës po bëhet thirrje që qytetarët të mblidhen në sheshin Skenderbej dhe para bashkisë së Tiranës.

Po fillon përballja finale.

SHKARKO APP