Petrit Vasili: OSBE në Tiranë të dëgjojë VOA dhe RAI 2 dhe të hesht!
Petrit Vasili, nënkryetari i LSI, ka reaguar ashpër ndaj një prononcimi të një zyrtari të OSBE që rri e fle në Tiranë, herë pas here, por që duket se ose nuk kupton se ç’ndodh në Shqipëri, ose era kanabisit nga malet e Tiranës i mbërrin deri te hoteli ku rri në pishinë.
Po ta lexosh më vëmëndjen se si mund të deklarojë një zyrtarë i tillë i OSBE ku nuk i duket problem i madh blerja e votave apo korrupsoni në qeveri, duhet të thuash a është në terezi ky apo ia kanë mbushur “stomakun” me monedhën europiane këta të grupit të Shijakut!
Por më mirë lexoni se çfarë shkruan Petrit Vasili:
Nga Petrit Vasili/
OSBE në Tiranë le të dëgjojë VOA dhe RAI 2 dhe të heshtë, kur s’di të flasë si duhet!
Prokuroria shqiptare e ka provuar shitblerjen e votës në zgjedhjet e 2017 nga Rilindja në pushtet dhe Voice of America dhe RAI 2 zbulojnë botërisht blerjen kriminale të votës nga droga dhe kriminelët e bërë njësh me pushtetin.
OSBE nëraportin përfundimtar vulosi e zeza mbi të bardhë:
“The campaign was characterized by widespread allegations of vote-buying, concerns over abuse of state resources and workplace-related pressures on voters, which further reduced public trust.”
“Fushata u karakterizua nga akuza të shumta të blerjes së votës, shqetësime mbi abuzimet me resurset shtetërore dhe presione për vendin e punës në këmbim të votës. E gjithë kjo uli ndjeshëm besimin e publikut”
“Several OSCE/ODIHR EOM interlocutors expressed concerns that individuals with a criminal past still played significant roles in the campaign, either as candidates or as supporters.”
“Shumë prej vazhguesve të OSBE-ODIHR shprehen shqetësim që individë me precedentë kriminalë kanë luajtur rol të rëndësishëm gjatë fushatës, qoftë si kandidatë, qoftë si mbështetës.”
Ndërsa OSBE ne Tiranë “çuditerisht” ka mbyllur sytë dhe ka “taposur” veshet përpara humnerës ku ka hyrë vota e lirë si themel i demokracisë.
Për më keq akoma edhe kur flet, OSBE në Tiranë promovon të kundërtën e standartit të votes së lirë, e quan normale një situatë të tillë kritike si dhe synon të bëjë kolektiv fajin kur qeverinë fajtore e ka para sysh.
Ja se ç’na thotë çuditërisht ky Wiltoni i OSBE në Tiranë:
“Ka patur probleme me shitblerjen e votës: Po! A mund të ndryshonin këto rezultatin e zgjedhjeve: Jo! A është vetëm një subjekt me këto probleme: Jo!
Votuesit kanë patur mundësi për të shprehur zgjedhjen e tyre, pasi e kanë vetë në dorë. Ndoshta për dikë 50 lek janë mjaftueshem, por nuk i blen vetëm një subjekt.
Gjatë protestës së të shtunës opozita ishte vetë përgjegjëse. Unë kritikoj përgjegjësit. Ne kemi presion pasi kërkojmë stabilitet.
Të ashtuquajturat skandalet në Shqipëri nuk janë unike. Janë të njëjtë me Europën Perëndimore, SHBA etj. Kur shoh diçka të keqe në Shqipëri mund të them që 3 herë më të keqe e shoh në Angli.”
Këta zotërinj të OSBE në Tiranë, që flasin me gjuhë Rilindase, kur s’dinë të flasin me gjuhen e standarteve demokratike të votës së lire,me mire te heshtin,se keshtu shpetojne vehten nga kompromentimi akoma me i thelle dhe shqiptaret i shpetojne nga taksirati qe te degjojne brockulla marijuane rilindase si ajo qe bleu votat….