OSBE-ODHIR: Kolegji Zgjedhor rrëzoi në mënyrë të paligjshme dekretin e Presidentit

Raporti përfundimtar i OSBE-ODHIR për 30 qershorin, veç raportimi për shumë shkelje ligjore nga qeveria dhe KQZ ka kritikuar ashpër edhe vendimet e Kolegjit Zgjedhor. Raporti thotë qartë se gjyqtarët e këtij Kolegji kanë qenë të ndikuar politikisht ose të frikësuar nga Vettingu në vendimin që kanë dhënë për datën e zgjedhjeve dhe dekretin e kreut të shtetit.

Kolegji Zgjedhor rrëzoi më 24 qershor dekretin e Presidentit Meta për moszhvillimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, duke përdorur si makinacion padinë e çregjistrimit që kërkoi nga zgjedhjet, Partia për Unitet Kombëtar.

Me shqyrtimin e kërkesës së bërë nga Idajet Beqiri, i cili kërkoi që partia e tij të çregjistrohet nga zgjedhjet e 30-qershorit, Kolegji la në fuqi vendimin e KQZ-së, që do të thotë se dekreti i Metës për anulimin e zgjedhjeve ishtë i paligjshëm dhe zgjedhjet do të mbaheshin më 30 qershor.

Raporti thotë se edhe pse anëtarët e Kolegjit kanë imunitet dhe s’mund të jenë subjekt i procedurave disiplinore, procesi i vettingut ishte i zbatueshëm dhe mund të ketë ndikuar në pavarësinë e tyre.

Lexoni edhe…

SHKARKO APP