OSBE-ODHIR: Mospublikimi nga Rama i dekretit të Metës për 13 tetorin është i paligjshëm

OSBE-ODHIR ka publikuar raportin përfundimtar për votimet e 30 qershorit, një raport i cili në dukje deligjitimon të gjitha përpjekjet e Ramës për të dekurajur zgjedhjet e lira dhe të ndershme në Shqipëri, duke i dhënë kësisoj një shuplakë të fortë votimeve farsë që organizoi.

OSBE-ODHIR ka kritikuar mospublikimin e datës 13 tetor si datë zgjedhjesh në Fletoren Zyrtare, duke e quajtur këtë akt të qeverisë Rama si të paligjshëm.

ODIRH vë në dukje se Presidenti i Republikës anuloi zgjedhjet e 30 Qershorit nisur nga nevoja për të garantuar sigurinë publike dhe përgjegjësisë së tij kushtetuese për të mbrojtur pluralizimin politik.  “Dekreti i Presidentit të Republikës për caktimin e datës 13 Tetor si ditë të zgjedhjeve lokale nuk u publikua në Fletoren Zyrtare të Republikës së Shqipërisë, edhe pse publikimi i këtij akti të nxjerr nga Presidenti i Republikës është i detyrueshëm nga ligji”,- thuhet në dokument.

SHKARKO APP