“Pa ne, sot Europa do të fliste gjermanisht ose japonisht”, Trump fjalim të fortë në Davos: Dua Groenlandën!

Presidenti i SHBA, Trump ka mbajtur një fjalim legjendar sot në Davos. Ai ndër të tjera deklaroi: “Kam respekt të madh për popullin e Groenlandës dhe Danimarkës, por çdo vend i aleancës duhet të mbrojë territorin e vet dhe asnjë vend nuk është në pozicionin për të mbrojtur Groenlandën siç është SHBA-ja. Ne jemi një fuqi e madhe, e kemi treguar në Luftën e Dytë Botërore, kur Danimarka s’mund të mbronte dot veten dhe Groenlandën; SHBA dërgoi forcat e saj në territorin e Groenlandës dhe ata nuk patën më shans që ta merrnin. Danimarka e di këtë. Ne kemi ngritur baza, kemi luftuar për Danimarkën, për ta shpëtuar atë vend. Një vend, një copë e madhe akulli, por ne e shpëtuam. Nuk lejuam armiq në hemisferën tonë dhe pas luftës, të cilën e fituam. Pa ne, ju do të flisnit gjermanisht dhe japonisht ndoshta”- tha presidenti Trump.

Me tej Trump theksoi se “Tani unë po kërkoj një copë akulli, për paqe në botë. Dhe iu them që do jemi aty për NATO-n 100%, por nuk e di nëse ata do jenë aty për ne. Me gjithë ato para që kemi shpenzuar për aleancën dhe nuk e di ende nëse ata do të na mbështesin ne”, u shpreh Trump.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 23497 (77.3%)
Jo 6890 (22.7%)

Vota totale: 30387