Padia në gjykatë e Blushit për pezullimin e mandatit të kryetarit
Mësohet nga burime të PS-së se Ben Blushi po shikon edhe mundësinë e padisë në gjykatën e Tiranës, ku është regjistri i partive politike shqiptare, për të pezulluar mandatin e kryetarit të PS-së Edi Rama sepse ka shkelur statutin aktual të partisë. Dhe me pas, nëse gjykata vendos që mandati quhet i pezulluar deri në zgjedhjen e kryetarit të ri sipas statutit që kjo parti ka depozituar në gjykatë, burimet tregojnë se duhet të shkohet në votim për emrin e kryetarit. Më pas në një kongres tjetër mund të ndryshohet statuti siç kërkojnë të bëjnë me 19 mars. Faktin për mundësinë e padisë e bëri publik ish-kryeredaktori i “Zeri Popullit” Hamdi Jupe.
“Nëse dikush depoziton padi në gjykatë për këtë çështje dhe gjykata shpall vendin vakant për kryetar, vetëm atëherë mund të ndodhë që të bëhet garë për kryetarin e PS”-thekson Jupe.
I pyetur Ben Blushi për këtë lajm që ka dalë nga burimet e selisë nuk pranoj të komentoj. Por gazetarët e kanë pikasur duke folur me një studio avokatie dhe me statutin e PS-së në dorë.
Çfarë po përgatit Ben Blushi për kongresin e datës 19 mars? As tre miqtë e Blushit, ministra të Ramës, nuk e dijnë!