Pajisja e përgjimit/ Kryeprokurori Llalla: Hetimet kanë nisur më 13 maj
Kryeprokurori Adriatik Llalla ishte sot në seancë dëgjimore në lidhje me pajisjen e përgjimit. Kreu i organit të akuzës u shpreh se “Hetimi ka nisur më 13 maj dhe kemi kryer veprime të rëndësishme. Kemi krijuar grup të posaçëm”.
Kryeprokurori tha se “Hetimi ka nisur nga indicie (informacion) se në Shqipëri ishte futur një pajisje përgjuese dhe gjurmuese që përdorej në mënyrë të paligjshme nga Policia e Shtetit. Prokuroria është në fazën e parë të hetime për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”.
Kryeprokurori u shpreh se shumë shpejt do të jepen konkluzionet për këtë hetim.
Adriatik Llalla: Hetimi ka nisur mbi bazën e informicionit të drejtorit të përgjithshëm të SHISH dhe të dhënave të tjera përfshi dhe të dhëna mediatike
Hetimi lidhur me rastin ka vetëm 5 ditë që ka nisur, më datën 13 dhe brenda këtyre ditëve prokuroria ka kryer një sërë veprimesh hetimore dhe është më fazën e kryerjes së veprimeve të mëtejshme për tiu përgjigjur kësaj çështje të rëndësishme të sigurisë kombëtare. Prokuroria ka krijuar një grup hetimor që po punon me intensistet për të përfunduar në një kohë sa më shpejtë të këtyre hetimeve.
Lidhur me rastin që përmendët me hetimet e paradisakohëve lidhur me pajisjen, një pajisje tjetër përgjimi e marrë nga ministria e Mbrojtjes disa vite më parë hetimet në këtë rast ende nuk kanë përfunduar është një çështje në hetim, priten rezultate të mëtejshme të tij.
Piro Lutaj: A keni pengesa nga autoritete të qeverisë shqiptare për ta zbardhur?
Adriatik Llalla: Kodi Penal parashikon dhe veprën penale që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Nëse prokuroria do të hasë pengesa në kryerjen e hetimeve hetimore ka të gjitha mundësitë për të nisur hetimet
Deputeti: Hetimi është hapur duke u nisur nga ndonjë informacion me shkrim apo kryesisht?
Adriatik Llalla: Sic është diskutuar sot gjithë ditën, si informacioni gojor i kreut të SHISH, të dhënat të tjera mediatike është detyrim i prokurorit në çdo rast është kur konstaton një vepër penale, ose kur ka dyshime për një vepër penale, të nisë menjëherë hetimin, aq më tepër kur bëhet fjalë për një vepër penale që cënon sigurinë kombëtare
Deputeti: A keni dijeni për kohën kur ka hyrë kjo pajisje dhe kush e ka futur?
Adriatik Llalla: Hetimi do të zbardhë të gjitha rrethanat, nëse kjo pajisje është futur në rrugë ligjore, nëse është përdorur në rrugë ligjore apo jo. jemi në vijim dhe konkluzionet do të dalin së shpejti. Prokuroria është e angazhuar maksimalisht për ti dhënë një zgjidhje këtij rasti që ka interes publik.