Edi Paloka: Ramës i hoqëm gjysmën e qeverisë. Gjysma tjetër bie më 25 qershor
Kreu i Grupit Parlamentar, Edi Paloka ka komentuar sot marrëveshjen mes PS dhe PD për zgjedhjet e 25 qershorit.
Në televizionin “Neës 24”, Paloka tha se qëndrimi i PD-së ka qenë i qartë për largimin e PS-së. Ai tha se PD pranoi ofertën e Uashingtonit për të arritur një marrëveshje. Paloka tha se PD nuk ka hequr dorë nga qëndrimet e saj për standardet zgjedhore. “Ramës i hoqëm gjysmën e qeverisë. Gjysmën tjetër e heqim më 25 qershor”,- tha Paloka.
Kreu i Grupit Parlamentar tha se marrëveshja shmangu tensionet.
“Marrëveshja u arrit, shumë mirë që u arrit. Mendoj se realizon, jo 100 për qind, por jep garanci për zhvillime pozitive. Nëse nuk do kishte marrëveshje nuk do të ishim në një sitat normale”,- tha Paloka.
Paloka ka folur edhe për penalizimin që patën partitë e vogla nga marrëveshja Rama-Basha. Në lidhje më këtë, Paloka tha se PD është marrë vesh me aleatët dhe i ka dhënë garanci, megjithëse dihet se është humbje fakti që ata nuk do të garojnë në koalicione.
“Ne merremi vesh me aleatët tanë. Ata ishin të pakënaqur kur u shpall kjo pikë e marrëveshjes. Këtu nuk ka pabarazi në garë, të gjithë janë të barabartë. Sigurisht humbasin partitë e vogla, sepse nëse do të futeshin në koalicion do të merrnin mandate shtesë që nuk u takojnë. Ne i respektojmë aleatët tanë, sepse ata qëndruan edhe kur u kanë ofruar para dhe ata nuk kanë pranuar”, tha ndër të tjera Paloka.