Pamje shokuese/ Marokeni rrihet barbarisht në Durrës: Më dhunuan në komisariat dhe më lanë pa bukë. Policia: E goditën qytetarët

Një emigrant nga Maroku deklaron se është rrahur në mënyrë barbare në nga policia brenda ambienteve të komisariatit të policisë së Durrësit. Marokeni Elmedi Nouak rrëfeu për “News 24” se për 5 ditë ka qëndruar i izoluar në birucë dhe lakuriq, e mbi të gjitha pa ngrenë.

“Kam qëndruar 5 ditë në birucë lakuriq dhe pa ngrenë. Më pas 3 persona, policë, më morëm me makinë dhe më kanë lënë në një zonë rreth 20 km larg. Mendoja se do më çonin në Rinas për të më ekstraduar, por mbaj mend që kur jam përmendur tek ajo zona ishte një fushë dhe isha lakuriq. Kam dalë në rrugë dhe kam bërë autostop. Më kanë sjellë në spital dhe kam qëndruar aty 3 ditë. Kam lënë spitalin, se dua telefonin tim. Kam që në Ramazan që pa folur me familjen, janë bërë merak për mua. Telefonin ma kanë marrë policët dhe unë e dua se do flas me prindërit e fëmijët. Më kanë lënë zbathur. Kam familje, dua telefonin. Policia ma mori. Isha në spital. Kam 3 muaj që qëndroj në Durrës, nuk kam dokumente. Kam ardhur këtu dhe iu jam lutur që të më japin telefonin. Kam ndenjur 7 ditë pa ngrenë, isha dhe në spital Më ka rrahur policia kështu. Dua që të shkoj në Itali, inshallah”, tha ai mes dëshpërimit.

Babai i 2 fëmijëve, i zbathur dhe i torturuar qëndron para drejtorisë së policisë së qytetit bregdetar, në pritje të një përgjigjeje për të marrë celularin e tij. Teksa mundohet të sqarojë ngjarjen me anglishten e tij, emigranti ngre edhe bluzën ku tregon shenjat e dhunës, ndërsa vigonin e ka ende në krahun e majtë.

Pas denoncimit të rastit në media, Policia e Durrësit ka dalë me një reagim publik. Policia thotë se marokeni 29-vjeçar nuk është dhunuar nga policia, por nga qytetarë të Durrësit, kalimtarë të rastit te “Sheshi Pranvera”, dhe për këtë kanë telefonuar uniformat blu edhe shumë qytetarë, duke e denoncuar të huajin.

Gjithashtu, policia thekson se 29-vjeçari ka shkuar me sy të nxirë dhe në gjendje të dehur në ambientet e një lokali, duke shqetësuar klientët, e për rrjedhojë është goditur nga kamarieri E.V. Policia thotë se ka nisur procedim ndaj shtetasit markën për shpërndarje të lëndëve narkotike.

“Salla Operative e DVP Durrës, më datë 19.05.2021, rreth orës 07:30 është njoftuar nga Shërbimi i Urgjencës së Spitalit Rajonal Durrës për ti ofruar mbështetje pasi kishin problem me një shtetas të huaj. Menjëherë Shërbimi i Patrullës së Përgjithshme ka marrë kontakt me personelin e urgjencës, të cilët janë shprehur se shtetasi i huaj kishte qëndruar gjatë natës në spital për ndihmë mjekësore dhe në mëngjes është larguar, por është rikthyer përsëri duke shqetësuar personelin mjekësor dhe krijuar trazira në ambientet e urgjencës. Në kushtet e mësipërme është bërë shoqërimi i shtetasit në fjalë në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës, me gjeneralitete të vetëdeklaruarara, me shtetësi marokene, M.N, 29 vjeç. Gjatë shoqërimit në komisariat te ky shtetas janë konstatuar shenja dhune dhe nga verifikimet e kryera, rezultoi se ky shtetas është dhunuar nga shtetasi E. V., 30 vjeç, banues në Durrës, i cili punon si kamarier në një lokal në lagjen nr 6, Durrës. Shtetasi E. V., është shoqëruar në ambientet e komisariatit për sqarime të mëtejshme ku ka deklaruar se shtetasi maroken kishte shkuar me sy të nxirë, në gjendje të dehur në ambientet e lokalit ku ai punon duke shqetësuar klientët. Pasi i ka kërkuar të dalë nga ambientet e lokalit ai e ka kundërshtuar duke e goditur, dhe për vetëmbrojtje e ka goditur edhe shtetasi E.V., duke i shkaktuar dëmtime”,- thuhet në njoftimin e Policisë së Durrësit.

SHKARKO APP