Pandeli Majko: Nuk do votohet “kaubojsi” Ndocaj se është qesharake
Pandeli Majko ne emisionin e Top Story tek Sokol Balla foli per shume gjera ne PS e ne lidhje me kongresin e dates 19 mars tha se nuk ka asnje kuptim qe te flitet se deputeti Eduart Ndocaj do te pranohet ne Kongres qe ai te jete kandidat se nuk mund te bejme shaka te tilla. Pra eshte qesharake te flitet se ai mund te pranohet te futet si kandidat per kryetar te PS-se. Ne kete pike Majko ishte i prere.Por deputeti Eduart Ndocaj ka thene se do te mbledhe firmat per te kandiduar ne kongres.
Ndersa mes te tjerave Pandeli Majko ka komentuar edhe lëvizjen e Ben Blushit dhe konfliktin e tij me Ramën. I rezervuar dhe midis rreshtave Majko ka pranuar se Blushi është një vlerë e PS-së, se ai është në të drejtën e tij kur kërkon garë, dhe e ka krejtësisht gabim për vërejtjet që bën për qeverisjen. Pas këtyre Majko ka deklaruar se ai vetë është me “kokëderrin” Edi Rama.
Gjithësesi Majko është treguar farmaceutikisht i kujdesshëm as për ti’u bashkëngjitur akuzave për korrupsionin, tenderat dhe koncesionet e ministrave , por as për ti marrë në mbrojtje ata. “Ju prisni që unë të shaj ministrat e PS-së sonte” i është drejtuar ai Sokol Ballës.