Di Nardo:“Do të lidhem me zinxhirë që stadiumi-kullë të mos ndërtohet”
Ylli Rakipi ka ftuar te enjten arkitekti italian Paolo Di Nardo. Italiani ka thene nder te tjera ne emisionin qe do transmetohet “Do të lidhem me zinxhirë që stadiumi të mos ndërtohet e të mos shkatërrohet monumenti i kulturës se Bozios” . Paolo Di Nardo i shpjegon arsyet se përse ngritja e “Arenës Kombëtare” është një krim më shumë që i bëhet qytetit. Si një profesor dhe arkitekt i njohur gjërësisht përtej Adriatikut ai ka dëshmuar se është edhe një njohës i mirë i Tiranës. Ai ka shpjeguar se “..kur dëgjova planin francez për qendrën e Tiranës që propozonte 8 kulla të larta u rrënqetha dhe thashë me vete “Dashtë Zoti ky plan nuk zbatohet kurrë!”
Por ky admirues i Tiranës që bën thirrjen: “Ju duhet t’u thoni stop kullave. Mjaft më me kulla në këtë qytet” është ndalur më shumë tek mëkati i ngritjes së stadiumit të ri. Ai ka shpjeguar fillimisht se kjo vepër ka ardhur vetëm si një porosi nga pushteti. Edhe arkitekti i është nënshtruar vullnetit politik, pa pyetur për sensibilitetin qytetar. Ai ka hedhur poshtë pretendimet e Ramës se stadiumin me kullë e ka kërkuar kolegu i tij fiorentin Marco Casamonti dhe ka pohuar se në fakt ka ndodhur e kundërta. Se ajo ishte një kërkesë e Ramës. Ai ka përsëritur gjithashtu edhe një shprehje që e tha gjatë një takimi me grupet e interesit në Hotel Tirana: “Gabimi i vërtetë për projektin e stadiumit është propozimi i tij në fshehtësi”. Por thirrja që i ka dalë nga shpirti këtij profesionisti të talentuar dhe këtij admiruesi të Tiranës ka qenë: “Ju duhet t’u thoni stop kullave. Mjaft më me kulla në këtë qytet. Duhett ti pengoni ato me debate, protesta aktivizëm dhe thirrje në rrjetet sociale”.
Ajo ka qenë një apel alarmi që si duket parandjente masakrën e re që Rama po i planifikon Tiranës.