Vendoset:Papa Francesku do të ketë një bust në Tiranë në vend të dukshëm
Kryesore E Martë, 20 Prill 2021 09:40
Busti i Papa Françeskut do të vendoset në një prej mjediseve të Tiranës.
Vendimi është miratuar sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të kryeqytetit. Papa Françesku ishte Papa i dytë që vizitoi Shqipërinë në shtator të vitit 2014.
Vizita e tij ishte e një rëndësie historike dhe mblodhi në qendër të Tiranës qindra mijëra njerëz.