Papa Françesku nis letër prekëse për një vajzë 6 –vjeçare nga Shqipëria

Nëntorin e kaluar, mijëra letra që Papa Françeskut i mbërrinin çdo javë nga fëmijët, nga çdo cep i botës, u botuan në një libër, bashkë me përgjigjet që Ati i Shenjtë zgjodhi për shumë prej tyre. Mes përgjigjeve është edhe ajo që Papa i jep një vogëlushje shqiptare. Prajla, 6 vjeç, e pyet nëse i pëlqente të kërcënte kur ishte fëmijë.

“I dashur Papa Françesko, kur ke qenë i vogël, të pëlqente të kërceje?” -pyet Prajla. Dhe Papa thotë se kërcimi i pëlqente shumë, duke zbuluar kështu edhe një sekret të vogël te jetës së tij.

“Shumë, e dashur Prajla. Por shumë, shumë fare. Më pëlqentë të rrija me fëmijë të tjerë, të luaja, të kërceja vallet tona tipike në Argjentinë. Kënaqesha shumë. Pastaj, kur u rrita më pëlqente tangoja. Më pëlqen shumë tangoja. Shiko, të kërcesh është gjithnjë e gëzueshme. Kur dikush është i trishtuar, nuk mund të kërcejë. Përgjithësisht fëmijët kanë një burim të madh: të qënit të gëzuar. Për këtë aryse kërcehet shumë në rini dhe kështu shprehet gëzimi i zemrës. Edhe mbreti i madh, Davidi, kur mori Jeruzalemin, duke e bërë Qytetin e Shenjtë, ai solli aty Arkën e Besëlidhjes dhe nisi të kërcejë përpara saj. Nuk u shqetësua për formalitetet, harroi që duhej të sillej si mbret dhe nisi të kërcejë si djalosh. Por Micol, bashkëshortja e tij, duke e parë nga dritarja si hidhej duke kërcyes, e talli dhe e përçmoi. Kjo grua ishte e sëmurë nga serioziteti, “sindroma e Micol”, e quaj unë. Njeriu që nuk shpreh dot gëzim është gjithnjë serioz. Kërceni, ju që jeni fëmijë, kështu nuk do të jeni shumë seriozë kur të rriteni”. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?