Papa: Nuk kam frikë nga administrata Trump apo të flas me zë të lartë për mesazhin e Ungjillit
Papa Leo XIV ka reaguar ndaj kritikave të presidentit amerikan Donald Trump, i cili e quajti atë “të dobët për krimin” dhe “të keq për politikën e jashtme”.
“Nuk kam frikë nga administrata Trump apo të flas me zë të lartë për mesazhin e Ungjillit, që besoj se është arsyeja pse jam këtu, ajo që Kisha duhet të bëjë”,– u tha Papa gazetarëve në avionin papnor, përpara udhëtimit të tij drejt Algjerisë.
“Ne nuk jemi politikanë. Nuk merremi me politikën e jashtme nga i njëjti këndvështrim si ai, por unë besoj në mesazhin e Ungjillit, si një paqebërës,” shtoi ai.
Komentet e Papës u publikuan nga një gazetar i OSV News në platformën X. Kritikat e Donald Trump erdhën në një postim në rrjetet sociale të dielën në mbrëmje dhe duket se u nxitën nga deklaratat e fundit të Papës, ku ai kishte kritikuar luftën SHBA-Izrael kundër Iranit.
KOHA JONË SONDAZH

