Para se të udhëtoni jashtë shtetit shikoni web-in e ministrisë së jashtme për rregullat e çdo shteti!
Në muajt e verës shumë qytetarë udhëtojnë jashtë shtetit, për punë apo pushime, por ministria e jashtme lajmëron se do të ishte mirë që para se të udhëtoni të shikoni rregullat për çdo shtet, sepse janë të ndryshme.
“KUJDES! Është e udhës që përpara çdo udhëtimi në vendet e BE dhe në vende të tjera të botës, qoftë për turizëm apo punë, sigurohuni të keni informacionin e duhur për destinacionin tuaj, duke klikuar në adresën e mëposhtme”: https://punetejashtme.gov.al/al/informacion-mbi-levizjen-e-shtetasve-shqiptare-ne-shtetet-e-huaja.
Pra lexoni udhëzimet e ministrisë së jashtme para se të niseni me makinë, me traget apo avion.
Çdo shtet ka rregullat e veta, nganjëherë krejt të ndryshme nga shtetet e tjera.
KOHA JONË SONDAZH

