Paralajmërimi i ish-diplomatit: Shqipëria krijoi Mitrovicën jugore

Ish-diplomati shqiptar, Shaban Murati, duke marrë shkas nga ngjarjet e ndodhura ditën e djeshme në fshatin Bularat, në jug të Shqipërisë, paralajmëron përmes një statusi të bërë në rrjetet sociale se Shqipëria e krijoi dje Mitrovicën e saj në jug të vendit.

Postimi i Muratit

Paralajmërim! Shqipëria e krijoi Mitrovicën e saj në Jug të vendit”.
Shaban Murati i referohet thirrjeve antishqiptare dhe raciste që u dëgjuan dje në Bularat të Gjirokastrës, në ceremoninë e varrimit të Kostandinos Kacifas, ku të pranishëm ishin edhe dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, Vangjel Dule dhe Vangjel Tavo.

Ekstremistët e ardhur nga Greqia nuk u mjaftuan me kaq, por ata morën nën kontroll për disa minuta edhe aksin kombëtar Gjirokastër-Kakavijë, duke vendosur një precedent të ri dhe të rrezikshëm.

Lexoni edhe:

FOTOGALERI/Çfarë ndodhi dje në Bularat

Ngjarjet kryesore të incidentit në Bularat

SHKARKO APP