Parku i lojërave për fëmijë tek Liqeni, Bashkia publikon lejen nga KKT

Në përgjigje të akuzave të Partisë Demokratike për ndërtimin e këndit të lojërave tek Liqeni Artificial, Bashkia e Tiranës ka publikuar lejen e dhënë nga Këshilli Kombëtar i Territorit për nisjen e punimeve për ndërtimin e këtij parku.

Bashkia e Tiranës shpreh keqardhjen që Partia Demokratike vazhdon të kundërshtojë hapur krijimin e këndeve të lojërave për 200 mijë fëmijët e Tiranës, si dhe të hapësirave të reja publike për qytetarët.

“Në 4 vjet nuk ndërtuan qoftë edhe një kënd të vetëm lojërash për fëmijët e kryeqytetit, por në vend të tyre dhanë me dhjetra leje abuzive ndërtimi, mes të cilave edhe ndërtimin e një pallati 17 katësh nën digën e Parkut të Liqenit Artificial, sot zyrtarët e Partisë Demokratike kërkojnë të pengojnë zhvillimin e mëtejshëm të Tiranës” thuhet në deklaratë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas Bashkisë, ata që lejuan dhjetra kafene buzë Liqenit Artificial, sot janë kundër këndeve të lojërave për fëmijë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Sot këshilltarët e PD-së ngrejnë zërin kundër një parku lojërash për fëmijë, ndërkohë që deri dje kur ishin në krye të punëve të Tiranës, lejuan ndërtimin e mbi 30 kafeneve rreth e rrotull Liqenit Artificial, të cilat janë formuar si çibanë e po i zënë frymën zones përreth. Ky standard i dyfishtë i Partisë Demokratike është një sjellje e turpshme e një force politike, e cila synon vetëm pengimin e zhvillimit të qytetit”.

E vendosur për projektin, Bashkia e Tiranës thotë parku fantastik i lojërave për fëmijë te Liqeni Artificial brenda pak muajve do mund të frekuentohet e shijohet falas nga të gjithë fëmijët e qytetit.

“Gjithashtu, për t’i shkuar deri në fund transparencës tonë, do të publikojmë edhe fotografitë e dhjetra kafeneve që Lulzim Basha dhe këshilltarët e PD-së lejuan e ndërtuan rreth e rrotull Liqenit Artificial, ndonëse qytetarët e Tiranës e dinë mirë se kush e shkatërroi qytetin në 4 vitet e fundit.Bashkia e Tiranës dëshiron të sigurojë qytetarët e Tiranës se do të vazhdojë punën për realizimin e një sërë projektesh madhore për qytetin, të cilat deri dje kishin mbetur peng i përtacëve që e drejtuan këtë qytet nga viti 2011 në 2015” përfundon deklarata.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?