Analiza/Parlament i ri, politikë e vjetër, e njëjta qeveri dhe opozita e re
Parlamenti i Shqipërisë filloi punë pas një palë zgjedhjesh parlamentare, ku PS dhe PD flirtuan dhe bashkëqeverisen si në një teatër absurd. LSI doli në opozitë si dikur kur u themelua si opozitë ndaj keqqeverisjes së Fatos Nanos. Tani do i duhet të provojë prapë veten në një rol përsëri opozitar, pas tetë viteve bashkëqeverisje; një herë me PD dhe së fundmi me PS. Me PD-në bashkëqeverisi për NATO-n dhe heqjen e vizave për në BE. Me PS-në bashkëqeverisi për integrimin, por në dy vitet e fundit rrinte si në një martesë në prag divorci, sepse Edi Rama, e donte krejt “tepsinë” për vete. Dhe ia arriti. I mori tepsinë, timonin, eurot, pronat, koncensionet; gjithçka. Me një qeveri të “re” me fytyra të vjetra, sidomos në pikat kyçe ku vlon paraja e korrupsioni. Ndërkohë PD-ja prapë me slogane të vjetra politike, ndërkohë që rri e pret tasin nga PS e Rama, nëse do i duhen votat në ndonjë rast. Marrëveshja e vjetër vazhdon në parlamentin e ri.
PD-ja nuk po flet dhe nuk jep përgjigje për FRONTIN OPOZITAR të kërkuar nga LSI për të kontrolluar e sulmuar qeverinë e Edi Ramës, në bllok.
Edi Rama qeveris mes dasisë PD e LSI, pasi Lulzim Bashën e ka në thes siç thonë në selinë rozë.