Parlament si në gjëndje lufte. Edi Rama nuk pranon dorëheqje, akuzon Bashën e Kryemadhin
Parlamenti është si në gjëndje lufte. Deputetët e PS janë futur nën masa të forta sigurie. Kryeministri kalon nga pedonalja, ku nuk lejohet asnjëherë të kalojnë makina, por vetëm qytetarë. Garda ka vendosur skela për rast emergjence, nëse protestuesit tentojnë të hyjnë brenda në sallën e Kuvendit.
Mijëra forca policie janë në gadishmeri të lartë. Protestuesit kanë rrethuar deputetët dhe kryeministrin.
I pari që foli në Kuvend ishte Edi Rama, i cili nuk i kurseu provokimet ndaj opozitës.
“Po e marr fjalën i pari sepse më duhet të largohem për të shkuar matanë detit dhe për të shpjeguar për fqinjët e Italisë se çka lajmet kanë shfaqur me ato pamje të shëmtuara nuk është një protestë popullore, por një reagim brenda pallatit të politikës nga ajo pjesë e tërësisë së përfaqësisë politike të popullit që për asnjë moment nuk pati sensin e realitetit mbi vetveten në radhë të parë”, deklaroi kreu i qeverisë.
Ram shtoi: “Ajo që ndodh sot është vijimi i një rruge pa krye ku e vetmja gjë e re është një vendim politik vetëvrasës së udhëheqjes së opozitës. Jemi në kushtet e një sezoni të ri të një seriali të njohur”.
Pas fjalimit, në orën 10:30 kryeministri Edi Rama është larguar nga Kuvendi, nën masa të rrepta sigurie dhe i rrethuar nga rojet. Ndërkohë jashtë sallës së Kuvendit, protesta e opozitës ka vijuar me intensitet.
( Lajmi në përditësim)
Lexoni edhe…
- Fjalimi më i gabuar i Ramës sot në Kuvend
- Vazhdojnë pazaret dhe blerjet, tre kandidatë të tjerë duan mandatin e deputetit
- Çmenduria e mazhorancës për t’i vënë flakën vendit: “Në zgjedhje pa opozitën!”
- “Një deputet i PS i bëri ofertë gruas sime, kandidate e LSI, për të pranuar mandatin”
- Protesta e opozitës: Beteja që ka nisur është pa kthim (VIDEO)