Parlamenti grek mban 1 minutë heshtje për terroristin Kacifas

Politika zyrtare greke duket se ka ndryshuar qëndrim lidhur me reagimin që duhet të mbajë për vrasjen e Kostandino Kacifas. Një javë më parë pala greke tregoi përgjegjshmëri duke mos u përfshirë zyrtarisht në homazhe për vrasjen, ndërsa sot dhoma e ulët e parlamentit grek ka mbajtur një minutë heshtje për ekstremistin e vrarë në shkëmbimin e zjarrit me policinë shqiptare më 28 tetor në Bularat të Gjirokastrës.

Mediat greke e raportojnë këtë zhvillim si një seriozitet të politikës greke, ndërkohë që në Bularat u vra një preson që rrezikoi me gjeste terroriste jetën e policisë dhe të banorëve të komunitetit grek dhe shqiptar.

Kërkesa për një minutë heshtje është bërë nga zëvendëspresidenti i dhomës së përfaqësuesve të parlamentit grek, Nikita Kaklamanis. “Ne shprehim keqardhjen tonë të palëkundur për familjen e Konstantinos Kacifas në Epirin e Veriut dhe dënojmë vrasjen nga policia shqiptare në Bularat”,- tha Kaklamanis.

Nikita Kaklamanis është i partisë Demokracia e Re në Greqi e cila është në opozitë, por deri me sot ka qenë me e moderuar për qëndrimin ndaj Shqipërisë. Politika greke po shkon gjithnjë e më afër qëndrimit të partisë fashiste Agimi i Artë lidhur me vrasjen e Kacifas. Një javë më parë, dhoma e përfaqësuesve të parlamentit grek refuzoi mbajtjen e një minutë heshtje, kur kjo gjë u kërkua nga një deputete e partisë naziste.

Homazhet e sotme në parlamentin grek kanë sjellë reagime edhe brenda qeverisë greke. Deputetë të partisë SYRIZA që ka shumicën qeverisëse deklaruan se nuk janë dakord me homazhet dhe se mbajta e një minute heshtje nuk u hodh në votim.

Gjithsesi, akti i sotëm i politikës greke tregon një problem serioz jo vetëm për faktin se nderon një terrorist, por edhe për mënyrën sesi do të vijojnë marrëdhëniet e mëtejshme mes dy vendeve. Homazhet për një person që qëlloi me policinë dhe kërcënoi edhe vet minoritarët janë një gjest jo serioz për një shtet që është anëtar i BE dhe jep leksione demokracie.

Ndërkohë që ende sot nuk ka një reagim nga pala greke ku të kërkoj falje për parrullat raciste dhe thirrjet anti-shqiptare që u bën dje në Bularat.

Nëse fjala vjen do të kishte patur parulla të tilla nga çamët në shtetin grek, do të ishte bërë nami me arrestime dhe vrasje e dajak.

Video/Sot në Parlamentin grek

Ενός λεπτού σιγή στη Βουλή για τον Κωνσταντίνο Κατσίφα

SHKARKO APP