Partia e re e “Opozitës” u themelua në zyrën e Kryeministrit Rama?

Deputetët që dolën kundër vendimit të opozitës dhe pranuan mandatet janë shumë afër krijimit të një partie të re politike. Lajmi për këtë lëvizje që synon të asgjësojë opozitën reale ka dalë fillimisht nga mediat afër qeverisë, të cilat kanë publikuar dhe emrin dhe siglat që të mbajë kjo forcë e re politike.

Por roli i qeverisë në mbështetjen ndaj këtij grupimit të ri që pretendon se përfaqëson opozitën reale shkon përtej mbështetjes mediatike. Burime mediatike deklaruan se gjatë ditëve të fundit janë zhvilluar takime mes Kryeministrit Edi Rama dhe deputetëve të rinj. Mësohet se pak para se të vendosej emri i partisë, që flitet se do të jetë “Bindja Demokratike”, kreu i qeverisë ka zhvilluar takime me ta duke u dhënë dhe mbështetjen e tij. Megjithatë zëdhënësi  i kryeministrisë i përgënjështroi se janë të pabaza këto hamëndje.

Takimet mes deputetëve, kushdo qofshin ata dhe në kryeministri nuk janë të ndaluara, por zhvillimi i tyre në mënyrë sekrete dhe sidomos në krizën aktuale politike, tregojnë se në këto biseda nuk flitet për dialog, por për skenarë dhe skema të rrezikshme politike që në vend të zgjidhjes sjellin tensione të tjera politike që kanë synimin luftën brenda PD dhe së djathtës shqiptare, duke e lenë realisht vendin pa opozitë.

Vendimi i Kuvendit për të lejuar krijimin e grupit parlamentar të deputetëve që cilësohen si renegatë, duke shkelur Rregulloren e Kuvendit, është pjesë e skemës së qeverisë për të faktorizuar opozitën false në Kuvend. Ndërkohë sot, mbështetja që qeveria po i jep këtij grupi deputetësh që nuk përfaqësojnë asgjë, shkon edhe më tej. Kryeministri Edi Rama ka arritur në pikën që jo vetëm po shpik “opozitën e re”, por e cakton se si duhet të kandidojnë në zgjedhje.

Ky mund të jetë ndër rastet ekstreme, kur partia në pushtet jo vetëm detyron opozitën reale të dalë nga sistemi, por merr përsipër dhe themelimin, financimin dhe zgjedhjen e drejtuesve të një partie të re opozitare! Kjo del nga mënyra se si iu japin grupet parlamentare dhe si projektohet, djallëzit, që t’ju japin disa bashki si për të thënë se kjo është opozita e re që merr vota.

Mësohet se anëtarë të krijesës më të re politike do të jenë edhe ata që njihen si “garda e vjetër” e Partisë Demokratike”, të përjashtuar tashmë nga radhët e saj. Astrit Patozi është emri i parë që konfirmon për Top Channel se do të jetë pjesë e “Bindjes Demokratike”, e cila pritet të regjistrohet zyrtarisht javën që vjen.

Të premten në rrjetet sociale Rudina Hajdari paralajmëroi edhe pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale, duke e konsideruar bojkotin e garës elektorale si vetëvrasje politike, por kur afatet po ngushtohen pritet për t’u parë nëse partia e Rudina Hajdarit do regjistrohet si parti politike në zgjedhje apo do të shfrytëzojë afatet e tjera të KQZ për futjen në garë me kandidat të pavarur.

Megjithatë duke insistuar për të marrë një përgjigje të saktë se si qëndron e verteta e fjalëve të përhapura se kryeministri Rama ka pritur deputetët e PD-së Rudina Hajdari e Myslim Murrizi si dhe Astrit Patozin, iu telefonua Rudina Hajdarit dhe Astrit Patozit, por asnjëri nuk preferoi të jepte përgjigje.

Në një intervistë për “News 24”, deputeti Myslim Murrizi deklaroi se nuk ka qenë pjesë në takime ku është folur për krijimin e partisë së re. Murrzi deklaroi se ai është deputet i grupit të ri parlamentar, por nuk ka dhënë dakordësinë për krijimin e një partie.

Por Murrizi pranoi se sot është zhvilluar një takim mes Rudina Hajdarit dhe disa deputetëve të tjerë ku është folur për idenë e ngritjes së një partie politike. “Takimi është bërë me Rudina Hajdarin dhe me pesë anëtarë të PD. Nga 8 dhjetori i ’90-s deri më sot janë krijuar 90 parti dhe do vazhdojnë të krijohen. Ju po shpikni kur thoni se kam qenë në takim me Patozin sot. As Patozi nuk ka qenë në takim me deputetët e rinj. Unë shkoj në bindjen time, nuk kam qenë në këtë takim që është bërë me deputetët. U krijua grupi parlamentar dhe në unanimitet u vendos që Hajdari të jetë kryetarja e grupit parlamentar demokrat”, -tha Murrizi.

Lexoni dhe…

SHKARKO APP