Partitë aleate të Bashës: Zgjedhje me Ramën kryeministër nuk lejojmë

Pas takimit me kreun e PD-së, Lulzim Basha, partitë aleate të PD-së bënë me dije se zgjedhje me Edi Ramën kryeministër, nuk do të lejojnë. Për mediat ka folur vetëm kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, i cili është shprehur se protestat do të vijojnë. Ai akuzoi PS-në për manipulim të zgjedhjeve.

“PS-ja ka filluar manipulimin zgjedhor që tani me spostimin e komisioneve, tani ka vetëm 25 kandidatë dhe gara është false. Sot ka filluar manipulimi nga kryeministri Rama, zgjedhjet kanë rënë moralisht dhe praktikisht. Edhe sikur t’i mbushin plot letrat, nuk do të lejojmë që të zhvillohen zgjedhjet farsë. Nuk heqim dorë nga takimet me ndërkombëtarët por aksi kryesor është protesta, deri në fund kur të mbërrijmë në një zgjidhje finale. E konsiderojmë pozitive për Shqipërinë që të vijë dita dhe të bëhen zgjedhje, pasi ndryshe nuk mund të ketë qetësi dhe stabilitet me Ramën kryeministër. Ky është mesazhi kryesor, këtë diskutuam dhe do të diskutojmë”.

SHKARKO APP