Rama rikthen pas 15 vitesh për Kombëtaren pasaportat diplomatike

Sot Kryeministri Edi Rama ka bërë një veprim dinjitoz ku jo vetëm iu dha shpërblim ekipit 1 milion euro, por edhe pasaporta diplomatike. Një gjë e cila rikthehet pas 15 vitesh pasi asokohe pas fitores 2 me 0 kundër Greqisë kryeministri i vitit 2001 Ilir Meta u dha pasaportat diplomatike ekipit të futbollit të Shqipërisë. Meta ishte kryeministri i parë i cili vlerësoi ekipin e futbollit që përfaqëson Kombin. Edhe atëhere fitorja e Shqipërisë ndaj ekipit të fortë të Greqisë solli një entuziazëm të pashoq kudo në botë ku jetojnë shqiptarë.

Ndaj veprimi i sotëm i kryeministrit Rama është një veprim dinjitoz që ngre lart dinjietin e kombit, të emrit shqiptar. Ishim një ekip dhe një tifozëri e shkëlqyer, jemi një popull që e meritojmë vendin në BE dhe kjo që bëri kombëtarja na ka lartësuar para krejt botës. Dhënia e 1 milion eurove nga buxheti i shtetit ekipit të SHQIPONJAVE është një akt admirues, pasi edhe sikur Qeveria të harxhonte 10 milionë apo edhe 100 milionë euro  për reklama në mediat e njohura nuk do të kishte këtë efekt që ka tani pasi ekipi i futbollit u paraqit në Europian.

Edhe tifozëria brilante, e pashoqe, e kulturuar dhe duhet thënë se e meritojmë në BE. Hymë në histori, ndaj tani të presim FATIN, pasi kualifikimi në fazën tjetër varet nga kalkulime të cilat nuk varen nga ne.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?