Pas Gjermanisë edhe Italia kërkon fuqi punëtore, u nevojiten 452 mijë veta

Pas Gjermanisë, edhe Italia kërkon fuqi punëtore. Por italianët duan punëtorë për turizmin dhe bujqësinë.

Qeveria italiane ka aprovuar draftin i cili parashikon që në tre vjeçarin 2023- 2024-2025 të punësoj 452 mijë punëtorë të huaj. Mediat vendase raportojnë se vendimi është marrë për shkak të vështirësive që vendi po ndeshet së fundmi në lidhje me mungesën e krahut të punës në sektorin e bujqësisë dhe të turizmit.

Drafti i cili titullohet “Programimi i fluksit të hyrjes së ligjshme në Itali të punëtorëve të huaj”, parashikon punësimin e 136 mijë të huajve përgjatë vitit 2023, 151 mijë më vitin 2024 e 165 mijë më 2025.

Ekspertët italiane shprehen se vendi ka nevojë për mbi 830 mijë fuqi punëtore e ky draft i hartuar nga qeveria Meloni, përpiqet të jetë një ndihmë për sipërmarrësit e për ekonominë italiane.

Aplikimet e punësimit në Itali do të autorizohen nga organizatat e punës më përfaqësuese në nivel kombëtar që do të merren me mbikëqyrjen e rekrutimin e punëtorëve deri në nënshkrimin e kontratave të punësimit me ta. Përveç dy sektorëve më alarmues për mungesë fuqie punëtorë si turizmi e bujqësia, vendimi i qeverisë italiane parashikon punësime dhe në fushën e asistencës familjare, social-shëndetësore, autotransport mallrash, ndërtim, për figura profesionale si elektricistë e hidraulikë si dhe në kantiere detare..

Në fushën e bujqësisë në Shqipëri kemi specialist të kualifikuar, ndërsa në turizëm nuk shquhemi për shërbim ekselent. Por mundet në Itali të mësojmë dhe kulturohen në këtë shërbim turistik pasi në Shqipëri ka mungesë të theksuar kulture në bare dhe restorante.

Me mijëra shqiptarë kanë emigruar vitet e fundit në Gjermani si marangozë, muratorë, shoferë, hidraulikë, infermierë, mjekë, etj. Ndërsa Italia ka mungesë fuqie punëtore në bujqësi.

Me sa duket pas kësaj kërkese italiane pak veta do të mbeten në Shqipëri.

SHKARKO APP