Pas publikimit të sms-ve të diplomatëve reagon opozita. Edi Paloka: Disa diplomatë Rama i përdor si militantë partie!
Edi Paloka, nënkryetar i PD:
PD e ka deklaruar prej kohesh se Rama po e përdor Reformën në Drejtësi për të kapur gjithë institucionet e drejtësisë . Ka qenë PD dhe Komisioni i Venecias që nuk lejuan që kjo “kapje” të sanksionohej dhe në Kushtetutë siç po kërkonte Rama të bënte.
Pas ndryshimeve kushtetuese, të miratuara me konsensus, Rama shkeli mbi gjithçka për të arritur qëllimin e tij që ishte vetëm një; kapja e drejtësisë . E filloi me miratimin e 7 ligjeve antikushtetues, vazhdoi me emërimin po antikushtetues të Prokurores, më pas shkatërroi Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë. Kështu vazhdoi duke e bllokuar dhe zbatimin e ligjeve që kishte miratuar vetë, sa herë i duhej të luante lojërat e tij politike në kurriz të reformës.
Për fat të keq në këtë lojë u keqpërdoren deri në abuzim dhe disa burokratë të huaj të cilëve Rama ua përdorte emrin sa herë i duheshin njësoj sikur ti kishte militantë partie.
PD e ka bërë të qartë mëse njëherë pozicionin e saj lidhur me reformen në drejtësi si një reformë e domosdoshme që duhet rikthyer në shinat e saj kushtetuese larg kapjes politike për t’ju dhënë shqiptarëve institucione drejtësie funksionale të pavarura e që në fund të fundit japin drejtësi!
Jam i bindur që dhe partnerët e miqtë tanë kërkojnë të njëjtën gjë e do të na ndihmojnë për ta arritur pavarësisht shtrembërimëve dhe bllokimëve të qëllimshme që i ka bërë kësaj reforme Edvin Rama, përsoni më i interesuar për të mos patur një drejtësi të bazuar mbi vlerat dhe parimet e demokracive perëndimore në Shqipëri!
Fatmir Mediu, kryetar i PR:
Respektimi i kushtetutës, pa pazare, është e vetmja rrugë për të garantuar pushtetin gjyqesor të pavarur. Për fatin e keq veprimi i njëanshëm i Rames në miratimin e ligjeve dhe vonesa e opozitës në përzgjedhjen e njerëzve që bëjnë vetingun ka sjellë probleme të mëdha. Ka sjellë mungesë të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë si dhe ndikim të Partise Socialiste në këtë proces