Pas Tepelenës, vlonjatët i ngrenë këngë Ramës

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Vlorë për të parë nga afër rrugën e re përgjatë Luginës së Lumit të Vlorës.

Këtë rrugë Rama e ka premtuar që në 2013 dhe ende duket larg inaugurimit. Pavarësisht vonesave, vlonjatët sërish janë të lumtur dhe këtë e kanë shprehur këtë me një këngë labe.

Edi Rama mirë se vjen, ku ka shqiponja folenë”, thuhet ndër të tjera në këngë.

Në këngë Rama vlerësohet si burrë shteti dhe si lider që ka “ndezur dritën në Vlorë”. Krahasimet të tilla edhe në këngët për Enver Hoxhën janë më të kursyera.

Por Vlonjatët shkojnë dhe më tej, kur me këngë labe bëjnë dhe një analizë të situatës politike. Bejtexhinjtë i quajnë votimet e 30 qershorit, si vulë e Sovranit për Edi Ramën, duke tejkaluar dhe propagandën e Taulantit dhe Spiropalit.

Vulën vendosi sovrani, më këtë 30 qershor

Pëllumbi, Gjergji, Dritani… (emra kyrbashkiakësh)

Selenicë, Himarë dhe Vlorë”,- thuhet ndër të tjera në tekst.

Pas këngës është recituar dhe një bejte me të njëjtën frymë heroike, ku bardi vlonjat thotë se: E meritojmë ta kemi Ramën edhe një mandat tjetër në qoshe, sepse nuk është inaçor dhe nuk ua ka me hile qyterarëve.

Folklori dhe kënga labe ka bazë të saj heroizmin për akte trimërie dhe patriotike, lirika dashurie, vajet, temat sociale apo dhe bejtet humoristike që janë një formë ironie ndaj figurave dhe fenomeneve shoqërore.

Por duket se studiuesit e folklorit duhet të fusin dhe një kategori të re për këngët labe, atë të bejteve dhe këngëve servile. Rasti i Ramës në Tepelenë kur bënte fushatë për zgjedhjet moniste dhe ky i Vlorës, tregojnë se këngët nuk bëhen vetëm nga halli dhe frika, si në kohën e diktaturës. Ato mund të vijnë edhe si shprehje e servilizimi “popullor”. Një servilizëm, që tashmë është ngritur në nivel të lartë artistik. M.Xh

VIDEO/ Kënga për Ramën në Lumin e Vlorës

SHKARKO APP