Pas vizitës së Ramës, bojkot pa afat te fakulteti i Gjeologji-Minierave.
Kryeministri Rama kur plasi protesta e studentëve shkoi pikësëpari te fakulteti i Gjeologji- Minierave në Tiranë. Dhe pikërisht ky fakultet lajmëron sot po i kthen përgjigjen shefit të qeverisë.
Asambleja e Përgjithshme e Fakultetit të Gjeologji-Minierave paralajmëron bojkot pa afat të mësimit, nëse nuk shfuqizohet brenda 15 ditësh, VKM-ja që e lë fakultetin pa godinë.
Në një deklaratë, kjo Asamble mbështet protestën e studentëve, duke kërkuar shfuqizimin e ligjit të arsimit të lartë.
“Solidarizohet me APA të fakulteteve të tjera dhe mbështet idenë e një mbledhjeje të përgjithshme mes përfaqësuesve të fakulteteve”, thuhet në njoftim.