Paska edhe shofere “gangstere” në Tiranë!
Në rrugët e Tiranës shikon lloj-lloj shoferësh. Një pjesë janë të edukuar, por edhe shumë të pasjellshëm, në mos edhe të droguar.
Ka që parakalojnë mu në mes të kryeqytetit dhe shkaktojnë aksidente, sikurse ka edhe shofere si puna e kësaj që ka dalë në foto.
Policia ka shoqëruar një shofere 46-vjeçare e cila është filmuar të martën duke dhunuar një këmbësor në vijat e bardha. Policia njofton se pas publikimit të pamjeve filmike, u lokalizua automjeti dhe ka shoqëruar B. R., 46 vjeçe. Në vijim të veprimeve u bllokua automjetit tip “Benz”, ndërsa për drejtuesen e automjetit u vendos masa administrative, për mosdhënie përparësie këmbësorëve. Në videon e publikuar ditën e djeshme, drejtuesja e mjetit jo vetëm që nuk i dha përparësi zotërisë që po kalonte vijat e bardha, por edhe shihet duke e dhunuar.
Në shumë raste ndodhin skena pak a shumë të tilla nga meshkuj, por që të arrihet edhe një femër të bllokojë kryqëzimin, të lerë derën hapur dhe të turret të rrahë një burrë të moshuar, kjo nuk ishte dëgjuar.
Femra nga natyra mbetet më edukuar dhe e kulturuar. Në rastin konkret duket si një “gangestere” e cila ka dalë për grushta në mes të Tiranës.
Akoma nuk dihet e verteta e ngjarjes, por mjafton fakti i videos dhe fotove se si një shofere del dhe godet një mashkull të moshës së tretë.
Gjithsesi për të qenë korrekt me ngjarjen ka hapësirën e nevojshme edhe B.R. të jap edhe ajo versionin e saj në KOHA JONE.