Paskal Milo: PS nuk merr më shumë se 60 deputetë, LSI dhe PD në rritje

Më 25 qershor 2017 shqiptarët do të drejtohen në qendrat e votimit, ku me votë të lirë do zgjedhin për qeverisjen e katër viteve të ardhshme.

Partitë kanë deklaruar se sa mandate do marrin, si përshembull PS-ja e cila pretendon se merr 71 mandate dhe qeveris por ndryshe mendon kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo ku thekson se PS-ja nuk do të marrë më shumë se 60 deputetë në zgjedhjet e 25 qershorit.

Ish-aleati i PS-së, shprehet se në këto zgjedhje PD dhe LSI do të kenë një rritje, ndryshe nga PS që nuk pritet të ketë diçka të tillë.

PS do të jetë parti e parë, por shifra më e lartë nuk i kalon 60 vendet në Parlament. Parashikoj rritje të lehtë të PD dhe LSI. Do të ketë patjetër koalicion pazgjedhur. Në Shqipëri nuk ka terren për koalicionin PD-PS, pasi edhe elektorati nuk ka kulturë të galltisë këtë”, është shprehur Paskal Milo në një intervistë për Report TV.

PDS është një parti që historikisht ka qenë në koalicion me Partinë Socialiste. Parashikimi që bën Paskal Milo bazohet jo vetëm më analizat që PS ka bërë për zgjedhjet, por edhe në një fakt të thjeshtë se PS ka hequr nga aleanca të gjithë aleatët.

PDS e Paskali Milos dhe PSD e Skënder Gjinushit, dy parti që i kanë dhënë gjithmonë vota PS këtë herë do të jenë më vetë ne garë duke marrë edhe  vota nga PS. Milo tha se në Tiranë do të marrë dy deputetë. Ndërkohë që vota të konsiderueshme do të marrë edhe në qarqe të tjera. Edhe pse mund të mos nxjerr deputetë, rrjedhja e votave nga e PS drejt aleatëve historikë do të ketë efektet e veta.

SHKARKO APP